Connect with us

Featured

FC Prishtina me super-kompleks 3.2 milionësh

Published

on

Njëri nga klubet më të mëdha në Kosovë e ka marrë njërin prej lajmeve më të mirë të mërkurën.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës përfundimisht vendosi t’ia ndajë një parcelë të tokës në Bërnicë të Epërme për ta ndërtuar një kompleks sportiv, ndërtimi i të cilit do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro, të cilin projekt drejtuesit e FC Prishtinës e kanë përpiluar shumë moti, por e kishin të pamundur ta jetësonin si pasojë e injorancës që u bëhej nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Ndërsa, është kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili i kuptoi më së miri vuajtjet e bardhekaltërve të cilëve vendosi t’ua zgjatë dorën e ndihmës dhe t’ua kthejë shpresën për një të ardhme të ndritur.

Në fakt, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, të kryesuar nga kryeministri Haradinaj është aprovuar propozim-vendimi i klubit të futbollit Prishtina në kërkesën e saj për autorizim të klubit për shfrytëzimin e një parcele të tokës për ndërtimin e një kompleksi sportiv modern me vlerë milionëshe.

Kjo temë ishte në pikën 9 dhe u aprovua nga të gjithë anëtarët e kabinetit të Haradinajt, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Ishte vetë Kryeministri mbështetësi më i madh i kësaj kërkese të arsyeshme të FC Prishtinës.

Me këtë rast, FC Prishtina e mori përfundimisht dritën e gjelbër dhe tash e tutje mund t’i ndërmarrë veprimet dhe hapat drejt ndërtimit të kompleksit modern sportiv në Bërnicë të Epërme.

Kështu, Kryeministri Ramush Haradinaj e bëri njërin prej potezave më të mëdhenj për sportin, në veçanti për futbollin dhe rininë e kryeqytetit, për çka sigurisht se do të mbahet në mend gjatë, sidomos nga Bardhekaltrit.

Para votimit, për kërkesën e prishtinasve foli edhe ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili theksoi se Bardhekaltrit e meritojnë t’ju jepet toka për ndërtimin e kompleksit sportiv, projektin e së cilit prishtinasit tashmë veçse e kanë në letër.

“Bazuar në kërkesën e klubit për marrjen në shfrytëzim të parcelës, 56,678 metrash katrorë (5,6 hektarë) në Bërnicë e Poshtme me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve sportive, kjo kërkesë për Ministrinë e Sportit është e arsyeshme, pasi me këtë rast talentët dhe futbollistët do të kenë ambiente të përshtatshme. Dhënia e kësaj toke siguron kushte për zhvillimin e gjeneratave të reja, ndikon direkt në përmirësimin e infrastrukturës, e në veçanti avancimin e futbollit”, ka thënë ministri Gashi.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending