Featured
Fazat që duhet kaluar për të marrë Leje Ndërtimore
Para se të filloni ndërtimet të cilat keni planifikuar ju duhet të pajiseni me leje ndërtimore ashtu siç është e paraparë me ligjin për ndërtim, e i cili zbatohet në tërë Republikën e Kosovës. Sipas Nenit 17, të ligjit për ndërtim i cili është në fuqi, procedura për marrjen e lejes ndërtimore kalon nëpër dy faza kryesore.
Faza e parë e marrjes së lejes për ndërtim nënkupton që organi kompetent për lëshimin e lejes që mund të jetë Komuna apo Ministria, parasheh kushtet ndërtimore brenda 15 ditëve pas dorëzimit të kërkesës. Ndërsa, faza e dytë sqaron se leja ndërtimore lëshohet pas 30 ditëve për ndërtimet e kategorisë së parë dhe 45 ditë për ndërtimet e kategorisë së II dhe III.
Për ndërtimet e kategorisë së parë leja merret nga Komuna përkatëse. E sa iu përketë ndërtimeve të kategorisë së dytë dhe tretë organi kompetent për lëshim të lejes është Ministria.
“Leja ndërtimore lëshohet nëse dokumentacioni ndërtimor përgatitet në pajtueshmëri me kushtet ndërtimore dhe në pajtim me dispozitat e këtij ligji, Kodit si dhe Ligjit mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë edhe zonat e veçanta të mbrojtura”, thuhet në Nenin 21 të ligjit për ndërtim.
Por, pas marrjes së lejes ndërtimore punimet duhet të fillojnë sa më pare, për arsye se kjo leje ndërtimore pushon së vlejturi pas një viti. Kjo përfshinë kohën që nga dita e pare kur është lëshuar leja e ndërtimit.
Vlefshmëria e lejes ndërtimore mund të zgjatet vetëm atëherë kur aplikuesi bënë kërkesë që të zgjatet leja e ndërtimit dhe kjo përfshinë edhe një periudhë kohore prej një viti.
/Ndertimi.Info/
You must be logged in to post a comment Login