Connect with us

Featured

Fati i Shtëpisë e Kulturës në Suharekë, që filloi të ndërtohej pa leje dhe pa pëlqim

Published

on

Në fushatë e sipër të zgjedhjeve lokale, ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj më 3 nëntor pati vënë gurthemelin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”. Mirëpo që nga ajo kohë, aty vetëm është rrethuar vendpunishtja, është rrënuar objekti i vjetër dhe është hapur gropa. Gropa po vazhdon të jetë e hapur pa asnjë lëvizje në të.

E gjitha kjo kur kuptohet se më 17 tetor 2017 ishte nënshkruar kontrata për ndërtimin e kësaj shtëpie të kulturës mes ish-kryetarit Asllanaj dhe operatorëve ekonomikë “NNSH A&B Construction dhe NNT ABC”.

Por, fushata duket se i kishte nxituar të fillonin punën, pasi tash del që nuk ka pasur as leje ndërtimore dhe as pëlqim nga Drejtoria e Urbanizmit. Këtë për Ndërtimi.info e ka konfirmuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Me një aspekt aty puna ka filluar në fushatë, që nuk ka qenë mirë pasi kanë filluar të punojnë pa pëlqim urbanisitik dhe pa leje ndërtimore”, ka thënë Muharremaj, teksa tash tregoi që këto dy dokumente po përgatiten dhe do të fillojë puna menjëherë.

Sipas asaj që Ndërtimi.info ka marrë vesh, del që projekti nuk ka qenë i gjithi i punuar mirë dhe ka pasur shkarje. E tash kjo periudhë kur po bëhen gati këto dokumente për fillimin e punimeve, do të ketë edhe disa ndryshime në projekt.

Sot hapësira ku pritet ndërtimi është e rrethuar me “rendera” se si duket projekti në softëear të arkitektëve, dhe brenda sheh disa nga qermidet e pullazit të vjetër dhe karrigat në të cilat s’ka mbetur kush pa u ulur ndër dekada.

Aty më parë ka qenë shtëpia e kulturës e cila rrinte në këmbë që nga vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, kur si fillimisht ishte përdorur si hambar, e tek më pas ishte shndërruar në shtëpi kulture dhe vend ku shfaqeshin filmat. Ngjitas me të ka qenë edhe biblioteka e qytetit të Suharekës, e cila u dogj pasluftës nga persona të paidentifikuar, që synim kishin zyrat e LDK-së në katin e dytë të asaj ndërtese.

Vitet e mëtutjeshme deri tash, aty janë mbajtur aktivitete dhe zhvillime tjera kulturore, por gjendja ka qenë si mos më keq, pothuajse katastrofale.

Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës pritet që të përfundojë për tri vjet pasi projekti është i madh dhe prek diku 3 milionë euro investim.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending