Connect with us

Infrastrukturë

Fati i “errët” i investimeve të huaja, pas TAP dhe Devollit

Published

on

Nga 2.1 miliardë euro që ishte investimi total i planifikuar nga këto dy projekte të mëdha, për 2019-n kanë mbetur më pak se 300 milionë euro, ndërsa në 2020-n, këto dy burime do të jenë ezauruar tërësisht.

Teksa investimet e huaja arritën rekordin e 1 miliard eurove në 2018-n, ka pak arsye për t’u gëzuar. Gazsjellësi TAP, investimi më i madh në Shqipëri, që dha ndikimin kryesor në këtë rritje, është drejt fundit. Punimet po ecin me shpejtësi edhe në projektin tjetër të madh, atë të HEC-eve mbi lumin Devoll. Nga 2.1 miliardë euro që ishte investimi total i planifikuar nga këto dy projekte të mëdha, për 2019-n kanë mbetur më pak se 300 milionë euro, ndërsa në 2020-n, këto dy burime do të jenë ezauruar tërësisht…

Investimi më i madh i realizuar ndonjëherë në Shqipëri, ai i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP), është drejt fundit. Burime zyrtare nga kompania pohuan për “Monitor” se, në Shqipëri, ka përfunduar tërësisht pastrimi i gjurmës së gazsjellësit dhe rreth 99% e tubave janë salduar. Më shumë se 200 kilometra gazsjellës tashmë është nëntokë. Më shumë se 80% e tokës është kthyer në gjendjen e mëparshme dhe pronarët apo përdoruesit po e kultivojnë përsëri.

Punimet aktualisht po zhvillohen në një terren shumë të vështirë malor, midis zonës së Korçës dhe Skraparit, në lartësi mbi 2,000 metra mbi nivelin e detit. Në tokë ka mbetur vetëm një segment i shkurtër në Qafën e Martës ku pritet që të ndërtohet një mikro-tunel, teksa stacioni i kompresorëve (Fier) dhe ai i matjes (Devoll), përfundojnë në vjeshtë. Në seksionin detar, punimet po vijojnë në pikën e daljes në det. Anija Castoro 10 tashmë po punon pranë bregdetit të Fierit, për segmentin e parë të pjesës detare.

Tashmë, thonë burimet e TAP, fokusi është te pjesa operacionale, si ngritja dhe trajnimi i burimeve njerëzore që do të merren me mirëmbajtjen e tubacionit, që po bëhet në bashkëpunim me kompaninë e përbashkët Albgaz-Snam. Investimi i gazsjellësit në Shqipëri është vlerësuar në rreth 1.5 miliardë euro nga vetë kompania. Punimet nisën në verën e 2015, me infrastrukturën rrugore, por 2 vitet më intensive ishin në 2017-2018, ku vlerësohet se janë investuar më shumë se 500 milionë euro në vit. Aktualisht, burimet zyrtare të TAP pohojnë se e kanë të vështirë të llogarisin se sa për qind e vlerës së investimit ka mbetur ende.

Indirekt, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve nga Zvicra, shteti nga i cili raportohen investimet nga TAP, ishte rreth 1.3 miliardë euro në fund të 2018-s, çka nënkupton se mbi 80% e investimit është kryer tashmë, duke mbetur rreth 200 milionë euro për 2019-n.

Edhe investimi tjetër i madh, ai i hidrocentraleve që po ndërtohen mbi lumin Devoll nga kompania Statkraft është drejt fundit. HEC-i i Banjës tashmë është funksional, ndërsa HEC-i i Moglicës po përparon me shpejtësi. Burime zyrtare nga Statkraft thanë se në vitin 2018, investimet ishin rreth 86 milionë euro dhe në 2018-n, ato priten në rreth 73 milionë euro, ndërsa dhe HEC-i i dytë parashikohet që të përfundojë në 2019-n. Investimi total i Devollit është 590 milionë euro, sipas burimeve zyrtare.
Në total, nga 2.1 miliardë euro që ishte investimi total i planifikuar nga këto dy projekte të mëdha, për 2019-n kanë mbetur më pak se 300 milionë euro, ndërsa në 2020-n, këto dy burime do të jenë ezauruar tërësisht.

Energjia mbajti në këmbë investimet

Investimet e huaja në 2018-n arritën në 1 miliard euro, me një rritje prej rreth 13%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një nivel rekord. Investimet në energji mbajnë peshën kryesore të fluksit të investimeve që hyjnë në vend, me rreth 60%. Vetëm në energji, stoku i investimeve u rrit me 122 milionë euro në tremujorin e tretë 2018 dhe 590 milionë euro për të gjithë vitin, si rrjedhojë e investimeve nga gazsjellësi TAP dhe HEC Devolli, sipas statistikave të BSH.

Për rreth katër vjet, Investimet e Huaja Direkte kanë qëndruar në nivele të larta, për shkak të dy projekteve të mëdha në energjetikë, punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft dhe gazsjellësi TAP. Statistikat e tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në 2 miliardë euro në fund të 2018, duke zënë 27% të stokut direkt të investimeve dhe duke kaluar në vend të parë, si pasojë e stanjacionit të telekomunikacioneve dhe bankave.

Pa këto dy investime, stoku i investimeve në 2018-n do të shënonte një rritje minimale dhe do të ishte rreth 5.5 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë 2018, nga 7.7 që rezulton realisht, ose 36% më i ulët. Edhe rritja e investimeve do të kishte qenë minimale katër vitet e fundit, pa dy projektet e mëdha në energji. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deri para fillimit të punimeve për TAP dhe Devollin, sektori i industrisë nxjerrëse kryente investimet më të mëdha në Shqipëri. Në 2014-n, fluksi i investimeve të reja i industrisë nxjerrëse ishte rreth 500 milionë euro, ose 58% të totalit.

Në 2018-n, investimet në këtë sektor ishin vetëm 170 milionë euro, ose 17% të totalit. Vlerat e larta të disa viteve më parë është pothuajse e pamundur të arrihen më, edhe për shkak të çmimit të ulët të naftës në bursa. Bankers Petroleum, investitori më i madh në industrinë nxjerrëse, ka deklaruar se planet janë për shpimin e rreth 88 puseve të reja nafte në 2019-n dhe investime rreth 150 milionë dollarë, që mund të jetë maksimumi i investimit. Por që të zbatohet ky plan kërkohet likuiditet i qëndrueshëm dhe me çmime të qëndrueshme të Brent-it mbi 75-80 dollarë për fuçi. Në tre muajt e parë të këtij viti, çmimi i naftës në bursa është luhatur midis 60 dhe 66 dollarëve, çka mund të ulë planet e investimit të Bankers.

Kompanitë e telekomunikacioneve, që vijnë të dytët për nga stoku i investimeve, janë në fazë maturimi dhe tkurrjeje dhe nuk pritet të kryejnë investime të mëdha, me përjashtim të planeve që mund të ketë aksioneri i ri i Telekom Albania. Sistemi bankar, një tjetër investitor i madh, kryesisht përmes rritjes së kapitalit, është i përfshirë në proceset e shitblerjeve dhe tregu po tkurret nga 16 në 13 banka.

Institucionet ndërkombëtare kanë tërhequr shpesh vëmendjen për nevojën e zëvendësimit të këtyre projekteve me investime me vlerë të shtuar të lartë dhe të orientuara drejt teknologjisë. Për shkak të përfundimit të projekteve të mëdha, FMN, në raportin e fundit të tetorit, uli parashikimin për rritjen e vendit në 2019-n, nga 3.8% në 3.7%, ndërkohë që për 2018-n, zgjerimi ekonomik është mbi 4%./Monitor

Infrastrukturë

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Published

on

Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.

“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.

Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.

„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.

Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.

“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.

“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Published

on

Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.

Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.

Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.

Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.

Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.

Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.

Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.

Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.

Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.

Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.

Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.

Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.

Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Published

on

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.

Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.

Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.

Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.

Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi

Continue Reading

Trending