Connect with us

Aktuale

Familjarët thonë se vrasja në “Mati 1” u bë për një trotuar

Published

on

Për një pjesë betoni, jo më të madhe se 1 metër katror, dyshohet se nisi i gjithë konflikti dje në Prishtinë në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna, ku mbetën të vdekur dy persona e u plagosën tre të tjerë, dy nga ta në gjendje të rëndë. Këto dy familje për vite me radhë kishin qenë në fqinjësi të mirë. Por, para disa muajve, familjet ia dhanë pronën, në këmbim të disa banesave e lokaleve, një kompanie private. Mosmarrëveshjet nisën ditëve të fundit e përfunduan dje, me një ngjarje e cila ka tmerruar gjithë Kosovën. Express sjell rrëfimet e familjeve Rafuna e Mehmeti

Shenja gjaku ende vërehen në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Aty dje ndodhi një ngjarje, e cila i ngjasonte më shumë filmave aksion se sa një realiteti. Me armë në duar përfshirë edhe një “Kallash” ose  AK- 47, tre persona, nga familja Rafuna e  Mehmeti, nisën përleshjen mes vete,dy persona mbetën të vrarë, Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna.Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjet e dy viktimave. Ata kanë rrëfyer për raportet fqinjësore që kanë pasur familja Rafuna e ajo Mehmeti.Kushëriri i Mefail Rafunës, Nebihi tregon për Express rreth incidentit që dyshohet se i mori jetën nipit të tij.“Unë sa e di ata nuk kanë pasur kurrë probleme me njëri-tjetrin. Familjarët më thanë se për një trotuar janë rrokë. I ndjeri ka qenë shumë djalë i mirë. Kurrë probleme nuk na ka sjellë neve ai djalë. Askush nuk po e di se qysh ka ndodhë e gjithë ngjarja. Familjet sa e di unë asnjëherë nuk kanë pas probleme me njëra-tjetrën. Më ka ardhur shumë rëndë kjo bela që është ba”, rrëfen për gazetën Nebihi, kushëri i së ndjerit Mefail Rafunës.

Edhe tek familja Mehmeti thonë se e gjithë belaja nisi dje në mëngjes për një gur të vendosur në trotuar.

“Veç një guri ka qenë problemi. Asnjëherë nuk kanë pasur probleme në mes vete. Problemi ka qenë momental. Aty për aty ka ndodhë problemi. Këta janë që 50 vite fqinj. Ajo ka qenë e momentit. Familja të gjithë janë të shokuar”, ka deklaruar për Express njëri nga familjarët e Bashkim Mehmetit i cili vdiq dje pas një përleshjeje me armë zjarri, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen Mati 1.

Familjet hapin të pamën

Gjak, letra higjienike e një karrike me një njoftim që tregon se aty ka të pame, është gjithçka që ka mbetur në vendin ku dje u përleshën me armë zjarri familjet Mehmeti e Rafuna. Aty u hap e pamja për Bashkim Mehmetin, 41-vjeçar.

Për t’i qetësuar gjakrat, te të dy familjet kishte shkuar edhe një pleqnar. Ai tregoi për gazetën Express se gjatë bisedave me familjet mori premtime se nuk do të ketë hasmëri.

“Nuk ka telashe kurgja. Kem biseduam. Unë isha vet i dyti. Nuk do të ketë telashe deri të kryhet marrim dhe e pamja dhe pastaj do të flasim”, tha personi, qëu angazhua nga familjet për t’i qetësuar gjakrat.

Ndërkohë avokati i të arrestuarit Naim Mehmeti si i përfshirë në këtë ngjarje, Skender Musa  ka deklaruar për Express se pala e tij është e dëmtuar në këtë rast.

“Në bazë të provave mund të them është e vërtetë se palët që ne i përfaqësojmë mund të konsiderohen si të dëmtuara. Besojë që gjykata do ta këta parasysh që klientin tim ta lirojë për ceremoninë e varrimit. Klienti im ka poseduar armën AK – 47 dhe nuk është shkrep asnjë plumb nga ajo. E njëjta pas urdhrit të policisë i ashtë dorëzuar policit”, ka thënë për Express avokati i njëri prej të lënduarve.

Mjekët e QKUK’së: Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ndërkohë në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të plagosur të enjten gjatë përleshjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës. Pacientët që po qëndrojnë në spital, axhë e nip, janë të familjes Rafuna. Detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve ka dhënë për Express mjeku i QKUK’së, Shaqir Uka, shef i mjekimit intenziv.

Mjeku kujdestar, Shaqir Uka, i ka thënë Gazetës Express se gjendja e të plagosurve është jo stabile. Thotë se janë në pritje edhe të rezultateve të analizave për të marrë më shumë informacione rreth gjendjes së tyre.

“Dy të lënduarit me armë zjarri në Prishtinë janë sjellë dje për ekzaminim në Klinikën Emergjente. Ata janë për momentin nën kujdesin intenziv dhe priten edhe rezultatet e analizave. Gjendja e përgjithshme e tyre mund të themi që është jo stabile”, ka thënë Uka për Express.

“Dy pacientët, pas sjelljes në Qendrën Emergjente për shkak të lëndimeve që kanë marrë me armë zjarri janë sjellë për trajtim në mjekimin intenziv. Të dy pacientët vazhdojnë të qëndrojnë të fjetur në barna dhe të përkrahur nga aparaturat mjekësore. Në orët në vazhdim do të dihet gjendja e tyre. Njëri nga pacientët ka lëndime me armë në regjionin e kokës, ndërkohë tjetri ka lëndime në gjoks’, tha Uka.

Gazeta Express ka raportuar sot gjatë ditës se varrimi i Bashkim Mehmetit dhe Mefail Rafunës do të bëhet nesër. Djali i familjes Mehmeti do të varroset nësër në ora 12:00, derisa ai i familjes Rafuna në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Detaje se si filloi e gjithë përleshja mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna, ka dhënë sot edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtëna armësh.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R. dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M. dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”, thotë  prokuroria.

Prokuroria ka bërë të ditur se të lënduarit ishin dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

“Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe do të urdhërohet që të bëhet obduksioni, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së tyre”, thuhet në komunikatë./GazetaExpress/

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending