Aktuale
Ende nuk është gati raporti për punëtorin që ra nga kati i tretë

Kanë kaluar tre ditë që kur punëtori i ndërtimit S.G. 52 vjeçar u rrëzua nga kati i tretë, i cili tani është i lidhur me aparatet që po i mundësojnë të qëndroj në jetë
Derisa 52 vjeçari po lufton për jetë, Inspektorati i Punës ende nuk ka nxjerrë një raport i cili do të tregonte shkaqet se si erdhi deri te rrëzimi i punëtorit që ishte duke punuar në një objekt banimi në lagjen “Igballe Berisha” në Prishtinë.
Kryeinspektoriati i Punës Basri Ibrahimi i kontaktuar nga Ndërtimi.info nuk ka dhënë detaje se cilat qenë shkaqet që quan deri te rrëzimi i punëtorit të kompanisë N.N “BI”.
Pronari i kësaj kompanie ndërtimi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kështu është thënë dje në një njoftim të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, Ibrahimi tha se inspektorët janë duke bërë raportin dhe se e gjitha që mund të thuhet është ajo që punëtori në ato momente ishte duke e vënë një pllakë por që edhe kjo mbetët e pasaktësuar.
“Ne ende nuk e dimë sepse inspektori ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke përgatit raportin dhe raporti i merr disa ditë. Për këtë nuk mund të them asgjë më shumë për rastin më shumë. Por vetëm duke përgatit, me vnu pllakën ka ardh deri te aksidenti në vendin e punës. Tash krejt shkaktarët e kësaj nuk mund t’i them deri sa inspektori të përgatit raportin”, tregoi Ibrahimi.
Punëtori S.G. po vazhdon të mbahet në gjumë përshkak të gjendjes së rëndë, e që sipas mjekut kujdestar të klinikës së anesteziologjisë dhe reanimacionit, Shaqir Uka dhe se gjendja e tij është duke u përcjellë dhe duhet të pritet orët dhe ditët e ardhshme për gjendjen shëndetësore të tij.
“Edhe më tutje gjendja e pacientit është e rëndë. Ai është tutje me barna edhe i lidhur me aparatin i cili është duke e mbajtur në jetë sa i përket frymëmarrjes. Vazhdojmë ta mbajnë në gjumë përshkak të gjendjes së tij të rëndë. Duhet me vazhdu me qëndru kësisoji edhe tutje. Terapinë është duke e marrë atë që duhet prej barnave. Ne jemi duke e përcjellë dhe duhet të presim orët e ardhshme , ditët e ardhshme”, tregoi Uka për Ndërtimi.info
Ndryshe, siguria e punëtorëve në vend të punës vazhdon të jetë e ulët, veçanërisht e atyre në sektorin e ndërtimit.
Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2018 tre persona kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës.
Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti kanë humbur jetën tre persona në vendin e tyre të punës, teksa 13 të tjerë kanë përfunduar me lëndime të lehta e disa edhe me lëndime të rënda.
Kurse, vetëm në vitin 2017, janë shënuar 15 raste ku punëtorët e ndërtimit kanë vdekur si pasojë e mungesës së mjeteve të sigurisë në vendet e punës.
