Connect with us

Aktuale

Ende ledhatim i drejtësisë në rastin e vdekjes së Tafil Tafallarit

Published

on

Ende nuk është dhënë fjala e drejtësisë për rastin e punëtorit 41 vjeçar, Tafil Tafallari që kishte humbur jetën në vend-punishten e kompanisë “Bechtel&Enka” derisa po punonin për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjithçka deri tani ka mbaruar vetëm me dënimin modest që ka bërë Inspektorati i Punës ndaj kompanisë, që shqiptoi dënim me vetëm 7 mijë e 500 euro.

Ndërsa Gjykata e Ferizajt – Dega në Kaçanik mbajti vetëm tri seanca gjyqësore në të cilën shoferi i kamionit me të cilin ishte goditur Tafallari ishte deklaruar i pafajshëm dhe se pala mbrojtëse nuk e pranoi ekspertizën e ekspertit të komunikacionit duke kërkuar që të bëhet një ekspertizë tjetër.

Të bëhet ekspertizë tjetër shpenzimet e të cilës do t’i paguante pala mbrojtëse ishte pranuar edhe nga trupi gjykues në seancën e 2 marsit. Por, që nga kjo ditë nuk u caktua më asnjë seancë dhe as nuk u paraqit ndonjë ekspertizë tjetër.

Faji po hedhet sa të avokati e sa të gjyqtari i rastit. Të dyja palët po presin nga njëri tjetri ekspertizën.

Gjyqtari i rastit Shabi Idrizi i kontaktuar nga Ndërtimi.info tregoi se do të kërkojë nga avokati i palës mbrojtëse që të paraqesë ekspertizën dhe se nuk mund të pritet në afat të pacaktuar.

Sido që të jetë përgjigjja e avokatit Idrizi po thotë se do të caktojë një seancë tjetër.

“Ende nuk është paraqitur, jemi duke pritur. Do të kërkoj prej avokatit me na dhënë përgjigje ‘PO,JO’. Nuk do të pres më gjatë çdo gjë ka një afat kohor. Është dashur një kohë e gjatë meqë është lëndë e ndjeshme por jo kaq shumë. Duhet të ketë një afat të kufizuar. Derisa tash nuk kanë dhënë përgjigje. Por këto ditë do ta caktojë seancën pa marr parasysh”, tha Idrizi për Ndërtimi.info

Derisa gjyqtari Idrizi po pret nga avokati Krasniqi ekspertizën, një gjë të tillë po e pret edhe ai.

Krasniqi i tha Ndërtimi.info se gjyqtari është dashur të caktoj ekspertët që të bëjnë ekspertizën e re dhe se e gjitha çka do të bëjë pala mbrojtëse është të mbuloj shpenzimet për të.

“Unë kam propozuar ekspertizë të re, gjykata e ka aprovuar por unë tash nuk e di ai kujt ia ka besuar që të kryejë këtë ekspertizë. Me thënë të drejtën ne po presim mos po na dorëzon gjyqtari ekspertizën. Mirëpo ne kemi marrë përsipër vetëm shpenzimet meqenëse propozimi ka qenë i joni. Ekspertiza nuk më është dorëzuar, se ajo duhet me mu dorëzu mua nga gjykata. Ne vetëm pagesën e bëjmë. Nuk kemi drejtë ne të bëjmë ekspertizën se ne jemi të akuzuar. Kjo është kompetencë e gjykatësit. Gjyqtari merret me atë punë, ai e ka listën e ekspertëve dhe ia dorëzon atë punë”, potencoi Krasniqi.

Për rastin prokurorja e rastit Sebahate Sinani në aktakuzën që kishte siguruar Ndërtimi.info kishte kërkuar nga Gjykata që i pandehuri Meriton Salihu të ndëshkohet me dënim meritor.

Në aktakuzë thuhet se gjendja faktike vërtetohet edhe nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit të komunikacionit rrugorë, nga i cili rezulton se aksidenti është shkaktuar nga lëshimet primare të shoferit, Meriton Salihu.

Ndërsa eksperti i ekspertizës, Arsim Aliu, inxhinier i komunikacionit në seancën e 2 marsit ka deklaruar se gjithë ngjarja ka ardhur shkak i moskujdesit të shoferit, ku ka theksuar se shkak i erës, këmbësori, pra në këtë rast i ndjeri Tafil Tafallari ka pasur një kapelë në kokë e cila ka penguar që ai të dëgjojë zhurmën e kamionit. Gjithçka që është bërë në ekspertizë, Aliu thotë ta ketë bazuar në pozitën përfundimtare të autocisternës dhe këmbësorit, konfiguracionit të terrenit dhe dëshmive tjera.

Rikujtojmë se mëngjesi i 28 tetorit të vitit të kaluar ishte i kobshëm për familjen Tafallari nga Prizreni. Atyre iu shkoi lajmi që djali i tyre 41 vjeçar Tafili kishte vdekur në vendin e punës, më saktësisht në vend-punishten e kompanisë “Bechtel&Enka” në Kaçanik, derisa po punonin në ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”, në pikën e fshatit Kovaçec të Kaçanikut.

Vdekjen në vendin e punës tre ditë më parë ka gjetur edhe 30 vjeçari Valon Berisha derisa po punonte në një ndërtesë në Fushë Kosovë.

E një tjetër po lufton me jetë në Klinikën Intensive të QKUK-së tash e tre javë pasi ishte rrezuar nga kati i tretë i një shtëpie në të cilën po punonte.

Ndryshe vetëm në periudhën kohor janar/maj në vendin e punës kanë humbur jetë 6 punëtor.

Kurse, sipas të dhënave zyrtare edhe viti paraprak u përmbyll me një numër shqetësues të vdekjeve në vendin e punës.  Në vitin 2017, sipas Inspektoratit të Punës, 7 punëtorë të ndërtimtarisë kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës, e 30 të tjerë janë lënduar nga aksidentet gjatë procesit të punës.

Nëse marrim statistikat për pesë viteve të fundit, rreth 90 qytetarë, mbajtës të familjeve, kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës në sektorin e ndërtimtarisë.

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending