Connect with us

Aktuale

Ende e pazgjidhur çështja e ngrohjes për banesat e reja në Prishtinë

Published

on

Ditët e ftohta të vjeshtës kanë alarmuar banorët që jetojnë në banesat e reja kolektive për shkak të problemit me ngrohje. Në mungesë të kyçjes në rrjetin e ngrohjes së Termokosit, ata detyrohen të gjejnë alternativa tjera për t’u ngrohur.

Kjo pasi shumica e objekteve të reja banesore nuk janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, duke u përjashtuar kështu nga mundësia e ngrohjes me avull.

E problemi bëhet më i madh kur ka reduktime të energjisë elektrike, pasi që shumica e banorëve të komplekseve të reja përdorin rrymën për ngrohje.

Reduktimet e fundit të KEDS-it kanë shqetësuar Emin Halitin, banor i lagjes Mati 1. Fakti se radiatorët e kompleksit ku ai jeton nuk janë të kyçur në sistemin e ngrohjes me avull, e kanë shtyrë atë që të instalojë sistemin e ngrohjes me rrymë.

Por ai thotë se as kjo nuk shërben si zgjidhje adekuate.

“Kur ndërpritet rryma kemi problem sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël, është ftohtë dhe vështirë e kanë për ta përballuar. Kur ndërpritet rryma e presim deri sa të vjen. Nuk kemi ngrohje alternative. Prandaj shpresojmë që së shpejti të na zgjidhet ky problem nga ana e komunës, që edhe ne të kyçemi në ngrohjen qendrore të qytetit”, tha ai.

Edhe banori i rrugës “B”, Haki Tahirukaj, shprehet i pakënaqur që kjo pjesë e qytetit nuk gëzon ngrohjen me avull.

“Për momentin nuk ka ngrohje. Këtu nuk është shtrirë ende. Për momentin ende nuk është ftohë shumë. Gjatë dimrit mund të ketë ndërprerje të rrymës dhe me siguri do të kemi problem”, u shpreh Haliti.

Ai ka treguar për KosovaPress se kanë marrë premtime disa herë se kjo çështje do të zgjidhet, derisa shpreh edhe shqetësimet e tij në rast se KEDS do të vazhdojë me reduktime të rrymës. Ndërkohë që thotë se paguajnë shumë shtrenjtë për energjinë e shpenzuar.

“Me qenë i lidhur me siguri edhe çmimi kish qenë më i arsyeshëm shumë, dhe ngrohja kish pas me qenë më e mirë, më cilësore. Njëherë kanë thanë këtë vit, nëse jo, vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Ndërsa është zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, që thotë se kërkesat për t’u furnizuar me ngrohjen me avull nga Termokosi janë aq të larta sa që kjo sipas saj është e pamundur për kapacitetet që aktualisht janë në dispozicion.

Megjithatë, ajo shprehet e bindur se për banorët e kësaj zone, ky do të jetë dimri i fundit pa ngrohjen me avull, pasi që thotë se në pranverën e vitit që po vjen komplekset përgjatë rrugës kryesore do të kyçen në sistemin e ngrohjes termike të Termokosit. Por si duket për shkak të pamundësisë për t’i kyçur të gjithë, do të ketë kategorizime.

“Jemi duke pritur që Komisioni Evropian të na njoftojë me kompaninë e cila është përzgjedhur për kryerjen e punimeve në teren, të cilat pritet të fillojnë në pranverë të vitit të ardhshëm, do të thotë me përfundimin e sezonit ngrohës 2018-2019. Për ndërtime të reja, për ndërtesa kolektive të reja të lagjeve të Prishtinës, do të ketë zgjerim të rrjetit të ngrohjes për ndërtesat që shtrihen përskaj rrugës ‘B’, tek lagjja Kalabria dhe Banesat e Arabëve, por jo për gjithë pjesën e lagjes Kalabria ku janë këto ndërtime”, tha ajo.

Por, probleme me ngrohje kanë edhe banesat e vjetra në Breg të Diellit, afër përmendores “Enver Maloku”.

Ani pse e lidhur me Termokos, kjo pjesë e qytetit, nuk merr sasi të mjaftueshme të avullit për ngrohje.

Njëri nga banorët e kësaj zone, njëherësh magjistër i teknikës, Nijazi Tafilaj, shpjegon në detaje se ku qëndron problemi sipas tij.

Ndërkaq, edhe ai, sikurse shumë familje të tjera, thotë se shfrytëzojnë energjinë elektrike për t’u ngrohur.

“Gypi nuk vjen prej spitalit direkt të Kodra e Diellit me sasi sa me na e ngrohë sistemin e ngrohjes të kësaj lagjeje. Janë normat teknike për me u nxehë banesat. Për me qenë shtypja 4 bar, duhet me qenë temperaturat 75 gradë Celcius. Qe shikoni stjudertat. Kurrë këto nuk arrihen. Kur nuk arrihen në ditën e sotme, kur temperaturat sillen rreth zeros, paramendoni qysh do të jenë kur temperaturat janë nën zero. Plus kësaj, këto ndërtesa janë prej betonit, me trashësi 20 cm. Këto i kanë të gjitha kushtet për me e ndje të ftohtit. Dhe, banorët që janë në katet prej përdhesave e lart, kanë gazep dimrit për nxemje. Shfrytëzojmë rrymën. Disa familje kanë shkuar edhe me nxemje me dru, po shumica janë me rrymë elektrike. Janë fatura të majme, duhet disi me vepru”, u shpreh ai.

Problemet me ngrohje në këtë pjesë i pohon Uka. Ajo thotë se për shkak të ndaljes së papritur të energjisë elektrike, kanë pësuar një dëmtim të madh të rrjetit, gjë që siç thotë ajo ka çrregulluar në tërësi sistemin e ngrohjes për të gjithë konsumatorët.

Ndërsa, thekson se janë të përkushtuar që rikuperojnë sa më parë furnizimin me ngrohje.

“Jemi në përpjekje për të stabilizuar furnizimin me energji termike. Pjesa tjetër e konsumatorëve për një kohë të shkurtër është përmirësuar, por për ‘Bregun e Diellit’ shkon pak në mënyrë më të ngadaltë për shkak edhe të konfiguracionit gjeografik ngase është edhe pika më e lartë në raport me ‘Termokosin’ dhe pika më e lartë të cilën e ngrohim ne”, bëri të ditur ajo.

E për shkak të ankesave të qytetarëve për reduktime të rrymës, KosovaPress ka kontaktuar edhe KEDS-in, për të marrë një përgjigje për atë që po ndodhë për problemet që po iu shkaktohen qytetarëve për ngrohje.

Kështu, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala është përgjigjur se energjia elektrike nuk është e destinuar të përdoret për ngrohje.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending