Connect with us

Featured

Elon Musk mer aprovimin për trenin nëntokësor të shpejtësisë së lartë

Published

on

Kompania Boring, dhe zotëruesi i saj Elon Musk, ka marë aprovimin për ndërtimin e një treni me shpejtësi të lartë që shkon nga Aeroporti Ndërkombëtar i Chicago O’Hare në qendër të qytetit. 

Linja e re hekurudhore, ose Chicago Express Loop, do të kryejë  udhëtime 12 minutëshe në automjetet elektrike të quajtura “patina”, nga terminalet e reja të aeroportit për në qëndër të qytetit. Ky udhëtim zakonisht zgjat rreth 30 deri në 40 minuta, qoftë me tren nëpërmjet Linjës Blue të Çikagos, ose me taksi.

Të ashtuquajturat patina, do të nisen nga stacioni i tyre fillestar çdo 30 sekonda, duke vepruar 20 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Sipas kompanisë Boring, çmimet nuk janë finalizuar, por “do të jenë më pak se gjysma e çmimeve tipike të shërbimeve të udhëtimit me taksi, megjithëse më e lartë se Linja Blu, që është linja hekurudhore.”Pasagjerët do të hipin në një automjet me tetë deri në 16 vende dhe do të udhëtojnë deri në 150 milje në orë nëpër tunelet e kompanisë “Boring Company”, që janë 12 metra të gjata, të ulur nën tokë deri në 30 deri në 60 këmbë.

Automjetet me vetëm një pasagjer gjithashtu do të jenë në dispozicion, por ende nuk ka të dhëna të sakta dhe të qarta për një gjë të tillë. Çdo ‘patinë’ elektrike me bateri është bazuar në modelin Tesla X dhe do të mekanikisht e izoluar në një pistë prej betoni. Secila prej tyre përmban një kabinë me sistem ajri të kontrolluar, hapësirë ​​për ruajtjen e bagazheve dhe gjithashtu ofron edhe lidhje Wi-Fi.

Sipas Chicago Sun Times, Kompania Boring thotë se mund të instalojë gjithçka të përmendur, duke përfshirë edhe stacionin e ri të aeroportit dhe rinovimin e Bllokut 37, për më pak se 1 miliard dollarë. Kompania Boring thotë se projekti do të jetë 100 për qind i financuar privatisht. Sjellja e motorëve ekonomikë të Çikagos më afër, do ta mbajë qytetin në avantazh, do të krijojë mijëra vende pune të mira dhe do të forcojë qytetin tonë të madh për gjeneratat e ardhshme, tha kryebashkiaku Emanuel në një deklaratë për Mashable. Ky projekt transformues do të ndihmojë Chicagon të shkruajë kapitullin e ardhshëm në trashëgiminë tonë të inovacionit dhe shpikjes. Për kontrollin e volumit të lartë të linjës së aeroportit, Kompania Boring mposhti një ofertë rivale nga ndërmarrja e përbashkët e quajtur O’Hare Xpress LLC.

Kjo është një fitore tjetër për The Boring Company, e cila tashmë është duke u përgatitur për projektin e saj të ri ambicioz të një hyperloopi me shpejtësi ultra të lartë në Los Anxhelos, i cili thuhet se do të kushtojë vetëm 1 dollarë për çdo udhëtar për të udhëtuar brenda qytetit. Tuneli i parë LA u përfundua zyrtarisht në maj, pasi leja e gërmimit u dha në gusht të vitit të kaluar. Musk gjithashtu mori leje nga zyrtarët e Maryland për kompaninë e tij Boring për të ndërtuar një tunel 10 milje gjatë vitit të kaluar. Ajo do të shënojë pjesën e parë të projektit për hyperloopin të parashikuar për të transportuar njerëz nën tokë midis Nju Jorkut dhe Uashingtonit, D.C në vetëm 29 minuta.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending