Connect with us

Aktuale

Elizabeth Diller dhe Ricardo Scofidio nderohen me çmimin e Akademisë Mbretërore të Arteve

Published

on

Listës së çmimeve të shumta në fushën e artkitekturës që çifti i famshëm amerikan Elizabeth Diller dhe Ricardo Scofidio, kanë pranuar gjatë karrierës, tashmë i është shtuar edhe çmimi i Akademisë Mbretërore të Arteve [RA], për vitin 2019.

Elizabeth Diller dhe Ricardo Scofidio përveç që ndajnë një jetë së bashku, të përbashkët për 38 vite kanë edhe studion e njohur të dizajnit “Diller Scofidio+ Renfro”, kompani kjo që nga juria e Akademisë Mbretërore të Arteve u vlerësua për partenritetin inovativ, të përkushtuar për zgjerimin e ideve arkitektonike dhe zhvillimin e kulturës urbane, transmeton Ndërtimi.info.

Juria e Akademisë Mbretërore të Arteve [RA], me seli në Londër, vlerësoi kontributin frymëzues dhe të qëndrueshëm të dyshes ndaj kulturës së arkitekturës si dhe me vendim unanim vlerësuan dyshen si të denjë për  “RA Architecture Prize”.

“Juria ishte unanime në vendimin e tyre për t’i dhënë çmimin e Akademisë Mbretërore të këtij viti, Elizabeth Diller dhe Ricardo Scofidio. Projektet e tyre arkitekturore janë të jashtëzakonshme dhe bazohen në punën e tyre të hershme eksperimentale, në artet vizuale dhe rezonojnë me etikën tonë këtu në Akademinë Mbretërore, të formuar, ashtu siç janë nga artistët dhe arkitektët”, u shpreh në një deklaratë për shtyp kryetari i firmës arkitekturore “Stanton Williams Architects”, njëherësh edhe kryetari i jurisë, Alan Stanton.

Të entuziasmuar ishin edhe Diller dhe Scofidio, të cilët deklaruan se ky çmim i nxitë të reflektojnë në trajektorën e praktikës së tyre.

“Kjo njohje e mrekullueshme nga Akademia Mbretërore e Arteve na nxitë të reflektojmë në trajektoren e praktikës sonë. Ne filluam si disidentë, duke sfiduar arkitekturën si një disiplinë të pavarur dhe duke hetuar kryqëzimet e saj me forma të tjera kulturore. Një kombinim i naivitetit dhe përcaktimit na lejoi të realizonim disa projekte sfiduese gjatë viteve, por, deri në zgjerimin e bashkëpunimit tonë, duke përfshirë partnerë të rinj dhe duke rritur stafin, ne nuk ishim në gjendje që ta shtyenim kompaninë tonë në realizmin e veprave kuptimplote e të veçanta, siç jemi duke bërë tani”, u shpreh dyshja gjatë një prononcimi.

Diller dhe Scofidio e kanë themeluar praktikën e arkitekturës në vitin 1981. Në vitin 1997, Charles Renfro, nga Institui Amerikan i Arkitektëve [AIA], iu bashkua ekipit, për t’u bërë më pas edhe partner, në vitin 2004. Edhe një tjetër anëtar i AIA-së, Benjamin Gilmartin, u bë partner i kompanisë, në vitin 2015.

Që nga fillimi i tij, firma e njohur “DS + R” ka punuar në projekte të shumta në mbarë botën, përfshirë “The Shed”, që do të hapet muajin prill, në New York,  shkollën “The Tianjin Julliard”, në Tianjin të Kinës, në zgjerimin dhe rinovimin e Muzeut të Artit Modern në Neë York, e shumë vepra tjera. Firma ka marrë përsipër edhe projektin 373 milionë dollarësh, për Qendrën e Muzikës, në Londër, që pritet të jetë gati deri në vitin 2030.

Kryesuar nga Stanton, juria e këtij viti përbëhej nga kryetari i “LSE”, Ricky Burdett, bashkë-themeluesja e kompanisë “Sauerbruch Hutton”, Louisa Hutton, kryetarja e Departamentit të Arkitekturës, në Universitetin e Johanesburgut, Lesley Lokko dhe gazetari skocez Kristy Wark.

Ky është viti i dytë i ndarjes së një çmimi të tillë nga Akademia Mbretërore e Arkitekturës. Vitin e kaluar pranues i tij ishte arkitektja e njohur japoneze Itsugo Hasegawa.

Ky vit si duket ka filluar mbarë për Elizabeth Diller, pasi që në fund të muajit janar u nderua edhe me një tjetër çmim, atë të “Jane Drew”, që ishte pjesë e edicionit të tretë të “Women in Architecture Award”./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending