Arkitekturë
Eliza Hoxha: Ta trajtojmë qytetin me më shumë dashuri

Ajo që ngjiti skenën për të vazhduar me ligjëratën e dytë në kuadër të Festvalit të Arkitekturës ishte Eliza Hoxha, kuratore e pavijonit kosvar në Bienalen e Venedikut.
Prezantimin e saj Hoxha e kishte titulluar “Qyteti dhe dashuria” duke thënë se njerëzit shpeshherë harrojnë raportin me qytetin dhe përgjegjësinë si qytetarë.
Hoxha ka spjeguar për publikimin e librit për qytetin e Prishtinës krejt papritur. Duke u munduar të tregojë dashurinë e saj për qytetin ajo kishte vendosur që temën e saj të diplomës ta ketë po këtë temë. Megjithëse me shumë pak informata të shkruara për qytetin, Hoxhës i ishtë dhënë një mudnësi e punimit të temës së saj duke e pasuruar me storje nga njerëz të tjerë dhe me intervista të ndryshme. Ajo gjithashtu kishte shkruat për qytetin në gazeta, shumë artikuj të cilat i kishe publikuar rregullisht në gazetat vendore dhe më pas me idenë e një nga profesorëve të saj ajo i përmblodhi ato në një libër të cilin e quajti “Qyteti dhe dashuria”.
Natyrisht që prezantimi i saj tregonte edhe për pavijonin “Qyteti është kudo” me të cilin mori pjesë duke përfaqësuar shtetin e Kosovës në Bienalen e Venedikut. Ajo ka spejguar se si erdhi me idenë e satelitëve, duke thënë se ato më së miri pasqyronin Prishtinën në vitet e 90-ta.
Duke folur për elementet që përbëjnë projektin Hoxha ka spjeguar secilin nga materialet.
“Pasqyra krijon idenë e haperisave të mëdha, sateliti si strehë dhe si interpretim invers në tokë dhe
tepihu me hartën që tregon komplet paralelizmin” tha Hoxha.
E pyetur se sa ka qenë i vështirë konoslidimi i ekipit për këtë edicion të Bienales, Hoxha ka thënë se nuk ka qenë edhe e lehtë, duke ekonsideruar punën në grup si jo të lehtë me faktin se shumëherë mund të ketë përplasje mendimesh dhe keqinterpretime.
“Megjithatë, egot tona personale jane zbutur, herë pas here. Kudo që të shkoni në botë komunikimi me njerëzit mund të jetë i vështirë sepse mund të ketë shumë mospajtime” ka shtuar ajo.
Dhe së fundi Hoxha i është drejtuar publikut me mesazhin që ta trajtojnë qytetin me më shumë dashuri.
