Arkitekturë
Elisa Brusegan dhe Massimo Triches nga Italia në Kosovë për Festivalin e Arkitekturës

Dy emra të tjerë të fushës së arkitekturës do të bëhen pjesë e grupit të ligjëruesve në një nga ngjarjet më të mëdha arkitekturore në Kosovë, Festivalin e arkitekturës i cili do të shtrijë aktivitetet e tij përgjatë tre muajve të ardhshëm.
Ligjëratat të cilat janë një nga aktivitetet kryesore të të gjithë festivalit do të udhëhiqen nga emra të ndryshëm të arkitekturës e dy nga ta do të jenë edhe Elisa Brusegan dhe Massimo Triches nga Babau Bureau. Përgjatë festivalit Elisa dhe Massimo përpos ligjëratës do udhëheqin edhe një punëtori.
Babau Bureau është një zyrë projektimi me seli në Venecia e lidhur ngushtë me hulumtime akademike. Kjo zyrë udhëhiqet nga arkitektë dhe dega e PhD e Kompozimit Arkitektonik të University LUAV, Venicia.
Babau Bureau fokusohet në një qasje të përgjithshme, ku refuzon idenë e stilit unik dhe beson në domosdoshmërinë e teorive të bazuara në kontekste të ndryshme dhe shkallë të dimensioneve njerëzore. Ndër të tjera, tema kryesore e hulumtimit ka të bëjë me lidhjen dhe kufirin në mes hapësirave private/publike dhe mundësinë e një kontekstualizmi të ri për qytetin bashkëkohor. Të gjitha punimet ndikojnë në shkallë të ndryshme si në dizajnin e mobiljeve me porosi, ekspozita, botime, restaurime, dizajn të brendshëm, dizajn urban përmes komisioneve dhe garave private.
Babau Bureau është përzgjedhur si pjesëmarrës në Bienalen e vitit 2016 të Venedikut, në 2017 fituan konkursin ndërkombëtar të shkollave inovative, premio Ance Catania 2012 e shumë shpërblime tjera.
Babau Bureau, si qendër hulumtimi akademike, zhvillon projekte rreth peisazheve të prodhimit, trashëgimisë dhe arkeologjisë, teorisë së kompozimit, ekspozimit dhe ripërdorimit në arkitekturë.
