Connect with us

Aktuale

EKSKLUZIVE: 2000 euro gjobë për kompaninë ku vdiq punëtori 17 vjeçar, Seldin Alija

Published

on

Seldin Alija, 17 vjeçar gjeti vdekjen në vendin e tij të punës, në një kompani të stiroporit. Për këtë vdekje tragjike, kompania “SatStyro”, ku ishte punësuar Seldini, u dënua nga Inspektorati i Punës me 2 mijë euro. E, në anën tjetër hetimet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit po vazhdojnë ende.

Kushtrim Hajzeri

Muajin qershor të vitit që lamë pas, familja Alija nga Lubizhda e Prizrenit e përmbylli si mos më keq. 30 qershori i vitit 2018 ishte ditë e rëndë për këtë familje, pasi djalin që nisën në mëngjes për në punë, nuk e pritën për tu kthyer si edhe 10 ditët paraprake.

Seldini, vetëm 17 vjeç nuk u kthye atë ditë, por familjes i erdhi lajmi më i hidhur për të. Ai, kishte vdekur gjersa kryente punën e tij në kompaninë e stiroporit “SatStyro”, punë që u shtye ta bënte nga kushtet ekonomike jo të mira të familjes.

Gati gjysmë viti pas rastit tragjik, Inspektorati i Punës ka treguar raportin zyrtar të nxjerr në lidhje me këtë ngjarje. Zëvendëskryeinspektori i Punës, Agim Millaku ka treguar për Ndërtimi.info çka kishte ndodhur saktësisht atë ditë.

Seldinit, vdekja i kishte ardhë nga një makinë për përpunimin të stiroporit, në të cilën kishte përfunduar pas një aksidenti gjatë vendosjes së materialit në të.

“I punësuari, tashmë i ndjeri, duke punuar pasi ka vendosur në makinën ku punonte shumicën e sasisë së mbeturinave nga thesi i stiropirit atëherë nga pakujdesia e tij mashtrohet për të përfunduar punën me shpejtësi, kështu që një pjesë të mbeturinave të mbetura në thes e ka kap me duar thesin dhe e çon lartë mbi kokën e tij për t’i derdhur menjëherë mbeturinat e mbetura në thes. Atëherë makina ia ka kap një pjesë të thesit dhe e i lidhen duart për thesi të aksidentuarit, bashkë me mangën, duke e bartur prej vetit thesin e mbeturinave fillon me ia tërheq edhe trupin e tij përmes duarve e pastaj edhe kokën. Në këtë videoincizim, të siguruara nga Policia e Kosovës shihet se nuk e ka bërë këtë veprim në ndikimin e dhunës të ndonjë të punësuari tjetër apo menaxherit. Por u ka qenë dashtë me vazhdu me tërheqë nga thesi dhe me vendos me makinë me duar ashtu siç e kishte filluar”, ka shpjeguar raportin Millaku.

Sipas tij, e gjithë ngjarja kishte ndodhur si pasojë e ngutisë së 17 vjeçarit për të dalë në pauzën e drekës.

Si pasojë e kësaj ngjarje kompania “SatStyro” u ndëshkua nga Inspektorati i Punës me dy masa. “Masa e gjobës ka qenë 2 mijë euro”, ka theksuar Millaku, derisa ka treguar se edhe i është pezulluar puna. 

“ Si masë ndëshkimore, fillimisht ia ka ndalu punën derisa nuk bindet inspektori që duhet me ofrua fakte. Vendi i punës nuk paraqet rrezik, është lëshuar në veprim sepse me sa di ka bërë edhe vlerësimin e rrezikut dhe është një prej kompanive më e përkushtuar në këtë drejtim, se e dinë tash çka ka ndodhë dhe është i vetëdijshëm”, ka thënë tutje Millaku.

Tutje, Millaku ka theksuar se mund të ketë edhe masa tjera ndëshkimore ndaj kompanisë, por nga organe tjera.

“Këto nuk janë masat e vetme ndëshkimore që i ndodhin punëdhënësit. Sepse dikush mund ta merr se për një humbje jete. Zhvillohen dhe dy procedura tjera përveç kësaj që ne e zhvillojmë. Është procedura për çdëmtim, procedura civili dhe procedura penale. Varet tash prokurori a e cilëson si vepër penale a nuk e cilëson. Nëse cilësohet vepër penale atëherë duhet të jep llogari penale”, ka shtuar ai.

Derisa, Inspektorati i Punës ka ndërmarrë masa, rasti ka kaluar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Ky organ i drejtësisë ende po vazhdon hetimet.

Prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu  ka treguar për Ndërtimi.info se në lidhje me këtë rast hetimet po zhvillohen për asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.

“Duke u bazuar në kërkesën dhe në pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren -Departamenti i Përgjithshëm, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit me inicialet A.B., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’ nga neni 367 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 lidhur me paragrafin 7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, ju njoftojmë se rasti aktualisht është në fazën e hetimeve, dhe se Prokuroria do të veproj konform dispozitave ligjore”, ka thënë ai.​​

Ligji i Punës, lejon punësimin e personave mbi moshën 15 vjeçar, duke theksuar në nenin 7 se personat e moshës 15 deri në 18 vjeç mund të punësohen vetëm për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre.

Përveç Seldinit, gjatë këtij viti vdekjen në vendin e punës e gjetën edhe 22 punëtorë të tjerë, duke bërë kështu që viti 2018 të jetë viti me më së shumti vdekje në vendin e punës./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending