Aktuale
Ekonomistët e LDK-së debatojnë ashpër me Lekajn për 63 milionët shtesë të autostradës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/arben-xhaferi-autostrada.jpg)
Për pagesën shtesë të 63 milionë euro për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi, ngriti debat në Kuvendin e Kosovës, shkruan Ndërtimi.info
Debat i ashpër u zhvillua në mes të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Leka.
Ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK dhe deputetja e po të njëjtës parti Hykmete Bajrami, kanë kritikuar qeverisjen e tanishme që po i jep kësaj kompanie 63 milionë euro duke thënë se kjo kompani për punët shtesë kishte kërkuar 14.78 milionë euro.
Zharku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se kompania Bechtel Enka nuk mund të kërkojë asnjë cent, sepse sipas tij, nuk ka humbur asnjë minutë në punishte.
“Ka disa ditë që ministri Lekaj deklaron që qeveria do të paguaj 60 milionë euro kinse për keqmenaxhimin tim. Deklarimet e tilla janë jo konisistente dhe mos dijes së menaxhimit. Siç kam sqaruar, kontrata për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit është nënshkruar para se të bëhej qeveria Mustafa. Me përgjegjësi të plot e them se Bechetel Enka se ka humbur asnjë minutë në punishte, dhe s’mund të kërkoj asnjë cent për këtë”, ka thënë Zharku.
Por ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se këto pagesa po bëhen shkak i neglizhencës dhe gabimeve të tyre. Madje ai ka theksuar se këto dokumente nuk i ka prodhuar ai, por i ka gjetur dhe i ka elaboruar.
E deputetja Bajrami ka mbrojtur qeverisjen e Mustafës, duke thënë se ishin të përgjegjshëm në projektin e rrugës së autostradës Prishtinë-Shkup.
“Qeveria Musafi kanë qenë e përgjegjshme sa i përket projektit të rrugës së Bechtel Enka. Buxheti i ndarë për ndërtimin e autostradës është publik dhe i bazuar në ligj. Qeveria ka treguar transparencë me kompaninë. Ministri Lekaj duhet të sqaroj si është e mundur që është pajtuar me 14 milionë euro shtesë, e nga kjo qeveri 63 milionë euro, dhe deklaratat e Lekaj se duhet të paguhet kjo shumë pa analiza e dëmton buxhetin e vendit”, tha Bajrami.
Nuk kaloi pa marr përgjigje. Ministri Lekaj, ka thënë se çështjen e 63 milionëshit nuk e ka prodhuar e as nuk e ka imagjinuar por që është kërkesë e Bechtel Enka, e kjo krejt shkak i vonesave nga qeverisja e shkuar.
“Sa i përket kësaj çështje 63 milionëve nuk e kam prodhuar unë, nuk e kam imagjinuar unë por është kërkesë e Bechtel Enka që të paguhet kjo shumë, e krejt shkak i vonesave dhe obligimeve buxhetore që kanë qenë të zotuara në kontratë. Në mënyrë detare analitike nëse në cilat pozicione është kërkuar dëmshpërblimi, pse është kërkuar, sa është bërë pagesa në vitet fiskale dhe në 11 muaj të shtyrjes së kontratës janë kërkuar 63 milionë saktë. Nuk kam thënë asnjëherë se unë jam pajtuar. Qeveria e Kosovës dhe jo vetëm në këtë rast por edhe në raste tjera, që mund t’i citojmë si për pasaporta për neglizhencën tuaj. E ke AXOS për mos marrje të vendimeve, dhe unë nuk i kam fajet, unë nuk i kam prodhuar këto dokumente, i kam gjet këtu dhe unë i kam elaboruar. Ju nuk keni pas guximin me marr veprime tuaja që janë në të mirën e qytetarëve tuaj”, tha Lekaj.
I menjëhershëm ke reagimi i deputetit e ish-ministrit të Infrastrukturës tani edhe deputet i LDK, Lutfi Zharku.
AI KA PYETUR Lekaj se pse Bechtel ENka ua kërkoi atyre 63 milionë euro, e që sa ishte ai në qeverisje kishte kërkuar vetëm 14.78 milionë euro
“Qeveria ka marr vendim që prej shumë 14.78 milionë e juve 63, si është e mundur”, ka pyetur Zharku. Kam një shprehje më vie keq. Po e citoj nuk e kam prodhuar por është kërkesë e Bechtel ENka. Unë nuk di pse kaq shumë po jud jeg, se do dalin edhe shumë gjëra tjera që do të ndërmerren për ato që keni bërë”, i është përgjigjur Lekaj Zharkut.
Lekaj edhe njëherë ia përsëriti ZHarkut që këtë shumë detyrohet ta paguaj shkak i neglizhencës së qeverisjes Mustafa.
Ku ka përmendur që shkak i neglizhencës duhet të paguaj edhe për AXOS dhe për pasaportat.
E ku edhe kjo nxiti reagimin e ish-ministrit të Financave, Avdullah Hoti, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, nga LDK.
Hoti i është drejtuar Lekajt duke i thënë që t’i lexoj kontratat dhe të mos dal jo serioz në foltore.
Lekaj iu përgjigj edhe Hotit duke ia ripërsëritur po të njëjtat deklarata, ku thekson se gjithë këto janë bërë shkak i qeverisjes së tyre.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)