Connect with us

Aktuale

Ekonomia informale në Kosovë bie për 1 %

Published

on

 

Ministria e Financave dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, kanë prezantuar vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë.

Me këtë rast u tha se informaliteti në Kosovë është prezent mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian dhe në vitin 2015, krahasuar me periudhën e mëhershme referuese 2013, ka rënie nga 32.7 në 31.7 për qind.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria e Kosovës si top prioritet ka përcaktuar sundimin e rendit dhe të ligjit e që kjo do të reflektojë edhe në projektbuxhetin për vitin 2018.

“Sidoqoftë gjithë pajtohemi se informaliteti është prezent, është prezent mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe ne duhet të fokusohemi që këtë informalitet me masa konkrete ta reduktojmë dhe ta sjellim në nivele sa më të ultë. Pos vlerësimit të nivelit të ekonomisë jo formale ku sipas këtij raporti ka shënuar një zbritje të lehtë. Në vitin 2015-të, krahasuar me periudhën e më hershme referuese 2013-të, nga 32.7 në 31.7, raporti liston një numër të rekomandimeve që ne seriozisht do t’i marrim gjatë punës tonë të ardhme”, tha Hamza.

Ai është zotuar se gjatë viteve në vijim do të orientojnë resurset  drejtë ngushtimit tatimor dhe këtë duke e përmirësuar bazën e informacionit  dhe inteligjencës për shmangien e tatimeve , duke modernizuar më tutje kontrollin doganor , stimulimin e përmbushjes vullnetare do të punojnë me nivelin lokal  për ngritjen e inkasimit të tatimit në pronë i cili sipas tij,  aktualisht inkasohet në një mesatare vetëm 50 për qind të faturimit.

Hamza po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës, në programin e saj qeverisës një nga top prioritetit e ka përcaktua sundimin e rendit dhe të ligjit.

“Këtë top prioritet e ka reflektua edhe në projektbuxhetin e vitit 2018-të, ku institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit kanë pasur trajtim me prioritet. Nëse e shikojmë projektbuxhetin për vitin 2018-të del që në raport me numrin aktual të punësuarve vetëm në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokuroria do të kenë mundësi të rriten edhe 690 pozita të reja duke përfshirë krijimin e ambientit të mirë për biznes, barazisë në treg dhe pastaj kjo reflekton edhe në buxhetin e Kosovës në nivel më të lartë për të hyrat në buxhet”, tha Hamza.

Ndërsa, shefja  e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, ka thënë se ekonomia joformale është një çështje që BE-ja po e shikon nga afër.

Ajo po ashtu tha se nuk mund të përmirësohet jeta e qytetarëve të Kosovës nëse nuk e dimë se çfarë pengon rritjen ekonomike.

“Vlerësimi tregon se ka pasur një rënie të lehtë, siç tha ministri, në shifrat e ekonomisë informale në Kosovë që nga viti 2013. Kjo është kryesisht për shkak të reformave të ndërmarra nga Ministria e Financave, dhe më veçanërisht nga administrata tatimore dhe doganore. Prandaj, do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe të komentoj punën e mirë në këtë drejtim nga administrata përkatëse dhe të nxis menaxhimin e tyre që të vazhdojnë me punën e mirë të bërë. Por raporti gjithashtu thekson se më shumë se 4 milionë nuk janë llogaritur nga statistikat zyrtare. Këto para mund të rrjedhin dhe mund të jenë të ardhura nga ekonomisë joformale ose për ta thënë më thjesht nga aktivitetet kriminale. Kjo, me të vërtetë, nuk është një lajm i mirë, veçanërisht për qytetarët dhe taksapaguesit e Kosovës. Është gjithashtu një shenjë se nuk është bërë shumë gjatë viteve të fundit për të luftuar këtë krim të organizuar në Kosovë. Megjithatë, hartimi dhe miratimi i dokumenteve të politikave nuk është i mjaftueshëm”, tha Apostolova.

Ajo tha se pret nga institucionet që të marrin seriozisht gjetjet dhe këtë vlerësim, si dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme drejt përmirësimeve të nevojshme.

Ndërsa, Antonin Braho, nga BE, ka prezantuar të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga vlerësimi.

“Në vitin 2016-të zhvillimi nuk ka qenë aq i madh ka pasur ngritje në punësim, i cili duket se ka kaluar nëpërmjet formalizmit të tregut të punës. Gjithashtu koeficienti është përmirësuar dhe pabarazia është zvogëluar gjatë viteve. Sa i përket shifrave të ekonomisë jo formale këtu mund të shihni një krahasim të Kosovës me shtetet tjera kryesisht të BE-së dhe disa shtete në rajon. Ju mund të shihni se atë që e kemi vlerësuar ne është 31.7 dhe është më e lartë se sa mesatarja e të gjitha vendet e BE-së, megjithëse është e krahasueshme me rajonin. Andaj vetëm dy shtete Bosnja dhe Shqipërinë janë mbi Kosovën dhe të tjera Serbia dhe Mali i Zi janë nën këtë shkallë”, tha Braho.

Ai ka shtuar se ATK-ja dhe Dogana kanë bërë punë shumë të mirë dhe kjo duhet të përmbushet nga autoritete e zbatimit të ligjit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending