Ndërtim
Ekonomia e dytë më e madhe – Rritja e Kinës ngadalësohet me trajtimin e rreziqeve në prona
Rritja e ekonomisë së dytë më të madhe në botë është ngadalësuar lehtë për tremujorin e tretë, si ç’pritej gjerësisht, ndërkohë që përpjekjet e Qeverisë për të frenuar rritje gjigante të çmimeve në tregun e pronave dhe përmbajtjen e rreziqeve financiare, kanë dobësuar aktivitetin.
Ekonomia kineze u rrit me 6.8% në tremujorin e tretë me bazë vjetore, nga 6.9% që ishte në të dytin. Performanca në total ishte e qëndrueshme dhe pritet të thyej fare lehtë objektivin e qeverisë për një rritje vjetore me 6.5%. Megjithatë, nuk është mjaftueshëm pozitive për të arritur komentet optimiste të Guvernatorit, për një rritje me 7% në gjysmën e dytë të vitit.
Analistët e prisnin ngadalësimin e Produktit të Brendshëm Bruto për shkak të një zbutjeje të investimeve në prona dhe ndërtim, ndërkohë që shumë qytete po përpiqen të frenojnë rritjen e “çmendur” të çmimeve. Në sektorin e pronave, rritja e ndërtimeve të reja u ngadalësua ndërsa shitjet e pronave ranë për të parën herë në më shumë se 2 vite gjatë Shtatorit. Ekonomia kineze ka habitur tregjet financiare globalë dhe investitorët, me rritjen e fortë deri më tani për vitin.
Megjithatë, ekzistojnë rreziqe përpara mbi rritjen e vazhdueshme të rolit të shtetit në ekonomi, pasi përshpejtimi i investimeve shtetërore injoroi atë të investimeve private për Shtatorin. Fondi Montear Ndërkombëtar ka paralajmëruar Pekinin se është shumë i varur ndaj stimujve të nxitura me borxh për të arritur objektiva fikse.
Në një fjalim të hapjes së Kongresit të Partisë Komuniste këtë javë, Presidenti Xi Jinping tha se Kina do të thellojë reformat ekonomike e financiare dhe do të hapë më tej tregjet ndaj investitorëve të huaj, ndërkohë që kërkon për një rritje me cilësi të lartë të ekonomisë.
Klevis Llaha/SCAN