Arkitekturë
Edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për “Çmimet për dizajnin e arkitekturës rezidenciale”

Çmimet për dizajnin e arkitekturës rezidenciale “The Residential Architect Design Awards” (RADA) vlerësojnë projektet e jashtëzakonshme për avancimin e projektimit të banimit.
Sipas faqes zyrtare projektet fituese të programit të këtij viti do të publikohen në numrin e dhjetorit të revistës ARCHITECT gjithashtu me detaje të zgjeruara në internet. Çdo shtëpi ose projekt i përfunduar pas 1 janarit të viti 2014, ka të drejtë konkurrimi. Vitin e kaluar, juria kishte zgjedhur 18 projekte fituese.
Nëse jeni i interesuar në dorëzimin e projektit tuaj për çmimin RADA 2018, kjo është forma e aplikimit:
- Vizitoni faqen e internetit të: Residential Architect Design Awards (RADA) në: https://www.radesignawards.com
- Lexoni të gjitha në lidhje me udhëzimet, kategoritë, procesin e paraqitjes dhe materialet e nevojshme hyrëse.
- Kur të jeni gati për të filluar, klikoni në linkun “Click here to enter” për të filluar. Nëse doni të ktheheni për të kompletuar një aplikacion ekzistues, shkruani email-in dhe fjalëkalimin tuaj për tu identifikuar.
- Regjistroni projektin tuaj dhe paguani tarifën e hyrjes (dhe një tarifë shtesë prej 50 dollarësh, nëse regjistroheni pas 31 gushtit).
- Plotësoni formularët e hyrjes në internet dhe ngarkoni materialet. Ju gjithashtu mund të ktheheni në faqe për të shtuar ose modifikuar aplikacionin tuaj pasi të jetë mbyllur afati (modifikimet e bëra pas afatit të rregullt ngarkohen me një tarifë prej 50 dollarësh).
- Dërgoni të gjitha materialet deri më 31 gusht 2018 (11:59 AM EDT). Hyrjet e vonshme duhet të kryhen deri më 7 shtator 2018 (11:59 AM EDT).Në rast se keni ndonjë pyetje ju mund t’i drejtoheni stafit në këtë e-mail: RADA@hanleyëood.com
