Aktuale
Edhe Prokuroria bëhet pjesë e faljes së 63 milionë eurove për “Bechtel&Enka”-n nga Qeveria
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/bechtel-enka.jpg)
Sikur në rastin e faljes së 58 milionëve ndaj prodhuesve të ujit, për të cilën Ramush Haradinaj vendosi sapo e nisi qeverisjen, edhe pagesa prej 63 milionë eurosh, që shumë shpejt mund t’i bëhet kompanisë “Bechtel& Enka”, e cila po ndërton autostradën “Arbën Xhaferi”, nuk po i bën përshtypje askujt. I
sh-ministri Zharku dhe ai aktual Pal Lekaj po akuzojnë njëri-tjetrin, derisa për Prokurorinë e Shtetit kjo lëndë potenciale nuk po përbën interesim.
Brenda 3-4 muajsh të Qeverisjes së Ramush Haradinajt, shteti mund ta pësojë humbjen e dytë shumëmilionëshe për shkak të papërgjegjësisë, ose potencialisht ndonjë afere të madhe korrupsioni.
Fjala është për shumën prej 63 milionë eurosh që shteti po del se duhet t’ia paguajë kompanisë “Bechtel&Enka” si penallti për shkak të vonesave.
Fillimisht, derisa me këtë Ministri udhëhiqte Lutfi Zharku i LDK-së gjatë qeverisjes “Mustafa”, borxhi i llogaritur ndaj “Bechtel&Enka”-s llogaritej rreth 15 milionë euro, por me të ardhur kryeministri Haradinaj dhe ministri Pal Lekaj kjo shumë ka “kërcyer” në 63 milionë.
Por, a do t’ia paguajë këtë shumë shteti kompanisë amerikano-turke që ka ndërtuar autostrada në vend që pas shpalljes së pavarësisë?
Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë, Arbër Vllahiu, për të marrë një përgjigje nëse tashmë Qeveria ka vendosur të paguajë shumën prej 63 milionë eurosh, ose eventualisht është në negociata me këtë kompani. Ai i ka thënë Gazetës se me këtë rast merret drejtpërdrejt Ministria e Infrastrukturës, duke harruar që buxheti ndahet nga ekzekutivi i Qeverisë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)