Featured
Edhe për një kohë nuk do ketë ndriçim për fshatrat e Gjilanit, OSHP kthen në rivlerësim tenderin
Nuk do të ketë ndriçim publik të fshatrave të Gjilanit, shkak kjo që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP)ka gjetur shkelje të dispozitave ligjore të dhënies së tenderi, e kështu quan deri në anulim të këtij tenderi.
Gjykata e Tenderëve pas shqyrtimit të ankesës që kishte marr me 16 tetor nga kompania “Termomontimi SH.P.K”, ka rekomanduar që lënda të kthehet në rivlerësim në mënyrë që të vërtetohet qarkullimi financiar për periudhën për tri vitet e fundit, atë 2014-2015-2016.
Kompania “Termomontimi SH.P.K” në ankesën kundër Kuvendit Komunal të Gjilanit, tutje pretendonte që komuna nuk ka trajtuar në mënyrë të barabartë kompanitë aplikuese në tender, shkruan Ndërtimi.info
Linku i lajmit që kishte bërë kompania në OSHP:
https://ndertimi.info/gjilani-telashe-me-tenderin-per-mirembajtjen-e-ndricimit-publik-neper-fshatra/