Aktuale
Edhe një ankesë për tenderin milionësh për projektin e “Autostradës së Dukagjinit”

Nuk po ndalen ankesat ndaj Ministrisë së Infrastrukturës për tenderin që ka të bëjë për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e “Autostradës së Dukagjinit”. Projekt ky që kalon shifrën e 1 milionë eurove.
Pas ankesës së djeshme të konserciumit N.N.P ENG IDEA dhe LORENCO&CO Sh.P.K”, tani është ankuar edhe konsorciumi N.SH. “Geo-Map&Ave Consulting Sh.P.K&Zenit-06”.
Ky konsorcium po pretendon se Ministria e Infrastrukturës për dhënien e kontratës ka vepruar në kundërshtim me nenin 6,nenin 7, 56, 58, 59, 72, 60, 69 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Fitues për këtë tender Ministria e Infrastrukturës kishte shpallur grupin e operatorëve ekonomik N.N “Infras-Plus” si dhe N.T.Sh “Infratek”, shkruan Ndërtimi.info
Rikujtojmë se konsorcuimi “N.N.P ENG IDEA dhe LORENCO&CO Sh.P.K”, që është ankuar edhe dje kishin kërkuar që rishqyrtohet edhe një herë tenderi, por kërkesa e tyre hasi në “vesh të shurdhër”. Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar konsorciumin për eliminimin si tenderues i papërgjegjshëm.
E që arsyeja e kërkesës për rishqyrtim nga konsorciumi ka ardhur pari që po pretendojnë që AK pa të drejtë i ka cilësuar si operator ekonomik të papërgjegjshëm dhe se arsyet për eliminim nga gara nuk qëndrojnë. Arsyeje të cilat siç thonë janë cilësuara të paqëndrueshme edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) në vendimin e 160/18.
Ndonëse në ankesë tregohet se me 3 korrik Ministria e Infrastrukturës i kishte kthyer vendimin për refuzimin e kërkesës për Rivlerësim, por me përgjigje konfuze e të paqarta. Kështu të paktën thuhet në ankesë.
Ani pse me 27 qershor kishin arritur që të kenë qasje në dokumentacion zyrtar, megjithatë konsorciumit të eliminuar nga tenderi nuk iu kishte ofruar komplet dosja. E për këtë ata morën një përgjigje përmes e-mailit me arsyetimin se nuk e praktikojnë të bëjnë kopje të dokumentacionit, dhe se po i kanë të zëna edhe fotokopjet por edhe vetë po janë të zënë.
“Me datë:03/07/2018 AK ka kthyer vendimin për refuzimin e kërkesës për Ri-vlerësim si të pa bazuar në të gjitha pretendimet tona, me përgjigjie shumë konfuze dhe aspak të qarta. Me datë 27/06/2018 kemi realizuar lejen për qasje në dokumentacionin zyrtar por prapë nuk është bërë kopja e dosjes komplet nga AK, siç kemi kërkuar përmes e-mailit me arsyet si në vijim, “nuk po e praktikojmë me i ba kopje dokumentacionin, i kemi fotokopjet e zëna, jemi shumë të zënë”. Pra edhe njëherë jemi detyruar të fotografojmë me telefon të gjithë dosjen e grupit të OE të shpallur fitues që na është ofruar nga AK”, tregohet në ankesë.
Gjithashtu thuhet se gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit e veçanërisht gjatë procesit të vlerësimit të tenderëve dhe përzgjedhjes së fituesit ka bërë shkelej të dispozitave të LPP dhe se po ashtu shkelje të Ligjit ka bërë edhe në kërkesën e kompanisë për rishqyrtim të vendimit të AK si mënyrë e zgjedhjes preliminare të mosmarrëveshjes.
Nenet që janë shkelur nga Ministria e Infrastrukturës sipas ankuesit është neni 6, 7, 56.3, 58.1 dhe 58.3 si dhe neni 36.19 të Rregullores dhe Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik.
Poashtu pretendohet të jetë shkelur edhe neni 41.3.5, neni 41.2, 72 dhe 39 të RrUOPP, neni 60.1.1 si dhe neni 69.4.2.
Gjithë procesi për ndërtimin e 91 kilometrave të quajtur “Autostrada e Dukagjinit” nisi ende pa përfunduar ndërtimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe pa filluar edhe punimet në Autostradën Prishtinë-Gjilan.
Ndërsa, i pari i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj kishte deklaruar se “Autostrada e Dukagjinit” do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor dhe që do të fillojë në 2019, kurse do të përfundojë brenda tri viteve.
https://ndertimi.info/sndalen-problemet-per-tenderin-milionesh-per-projektin-e-autostrades-se-dukagjinit/
