Featured
Edhe Malisheva problem me tenderin për hartimin e projekteve

Problem me tenderin e hartimit të projekteve po del të ketë edhe Komuna e Malishevës. Për këtë po ka pretendime se Komuna e Malishevës në dhënien e kësaj kontrate ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.
Kompania Hidro Project Sh.P.K dhe Engrup Sh.P.K në ankesën drejtuar Gjykatës së Tenderëve ka thënë se kompania fituese e këtij tenderi nuk e plotëson kushtin që është caktuar në pikën 9.1&9.2 që thotë se duhet të ketë qarkullim ndërmjet institucioneve bankare. Mosplotësimi i kësaj është sqaruar si kontratë veç e veç.
Referuar listës së kontratave ankuesi në ankesë ka shpjeguar disa pika se pse kompania fituese nuk i plotëson kushtet për këtë kontratë.
“Zgjerimi i sistemit të ujitjes në fshatin Frashër-Mitrovicë, zgjerimi i sistemit të ujitjes në fshatin partin dhe Samadraxhe-Vushtrri, kjo kontratë nuk hynë në listën e kontratave sepse në dosjen e tenderit kërkohen hartim i projekteve të ngjashme e jo revidim. Vlera e kësaj kontrate e cila nuk është bërë për projektin është 950 euro”, thuhet në ankesë.
Arsyje tjetër ankuesi ka dhënë edhe se ofrimi i shërbimeve projektuese në kuadër të kontratës “përzgjedhja e kompanisë projektuese-projektime të kanalizimeve, rrugëve, ujësjellësve, plane zhvillimore urbane në KK Lipjan”, nuk korrespondon me kërkesën nga AK. Kjo pasi që sipas ankuesit duhet të jetë me AK privat përmes institucioneve bankare, në këtë rast pagesa e kësaj kontrate është bërë pas datës 16.03, 2018, pra pas publikimit të njoftimit për kontratë.
