Aktuale
Edhe dy vite zvarritje në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Ministria e infrastrukturës ka shumë vite që është përqendruar në shumë projekte të mëdha nacionale për infrastrukturë rrugore, kryesisht në ndërtimin e autostradave, rrugëve magjistrale, rrugëve regjionale por edhe lokale.
Mirëpo punimet për ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë janë zvarritur me vite të tëra për shkak të problemeve të shpronësimit. Ndërkohe që edhe 35 kilometrat të kësaj rrugë kanë mbetur të pa përfunduara
E edhe pse kjo çështje ishte zgjedhur gjatë viti të kaluar, përfundimi i tërësishëm i kësaj rruge nuk pritet të ndodhë të paktën edhe për dy vite.
Të paktën kështu kanë thënë për lajmi.net në Ministrinë e Infrastrukturës.
Shef i Kabinetit dhe Këshilltar për Media i Ministrit, Argjend Zejnaj ka thënë për lajmi.net, se procedurat e prokurimit dhe te implementimit janë duke u zhvilluar ndaras për secilin financues.
Sipas tij, punimet në segmentin Gojbule-Smrekovnice dhe Lum i Madh- Gojbulë, që janë pjesë e autorrugës Prishtinë- Mitrovicë, pritet që të përfundojnë brenda 24 muajve.
“Segmentit Gojbule-Smrekovnice (me gjatësi 4.55km), ka filluar këtë vit dhe të njëjtat sipas kontratës parashihet te përfundojnë në një afat prej 24 muajsh. Segmentin Lum i Madh-Gojbule (me gjatësi ~ 10km) janë përfunduar procedurat e prokurimit dhe se gjatë muajit të ardhshëm parashikohet të nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve dhe se të njëjtat sipas kontratës duhet te përfundojnë për 24 muaj”, ka thënë Zejnaj.
Po ashtu Zejnaj ka thënë se segemnetin Smrekovnice- Mitrovicë pritet që të nis në vitin 2019.
“Segmentin Smrekovnice-Mitrovice (me gjatësi ~ 5km) është përfunduar projekti final dhe se janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit (përgatitjen e dokumentacionit te tenderit ). Dhe shpresojmë që në fillim të vitit 2019 do të vazhdohet me procedurat e hapjes se tenderit dhe përzgjedhjen e kompanisë për zhvillimin e punimeve”, ka thënë Zejnaj.
Ky projekt financohet nga fondet arabe në vlerë prej 12 milionë euro.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një intervistë për lajmi.net kishte thënë se ngarkesa në këtë rrugë po u shkakton probleme qytetarëve të Vushtrrisë.
“Ne si komunë jemi duke punuar në një projekt për të dalur në rrugë alternative në Nadakoc, është një rrugë që është tenderuar dhe pritet që të nënshkruhet kontrata dhe unë besoj që këtë vit do të dalim me asfalt deri në Nadakoc. Dhe do të kemi një bay-pass nga fshati Nadakoc deri në qytetin e Vushtrrisë për të mos pasur gjithë këtë ngarkesë në këto dy korësi”, ka thënë Tahiri.
Projekti për rrugën Prishtinë-Mitrovicë përkatësisht Lum Madh-Mitrovice financohet nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB), Fondi Suadit për Zhvillim (SFD) dhe Fondit Ndërkombëtare për Zhvillim (OFID), që kap vlerën prej 12 milion euro.
