Connect with us

Aktuale

Edhe Aeroporti i Gjakovës mund të shkojë në duar të turqve të LIMAK-ut

Published

on

Deri në mesin e vitit 2018 do të gjendet një zgjidhje për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës.

Kështu ka paralajmëruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë vizitës që bëri të premten në këtë ndërmarrje publike.

Lluka tha se funksionalizimi i këtij aeroporti nuk do t’i kushtojë asgjë buxhetit të Kosovës, pasi kjo mund të bëhet përmes partneritetit me kompanitë private.

Ministri i MZhE-së nuk e përjashtoi mundësinë që kompania “Limak”, e cila menaxhon Aeroportin e Prishtinës të funksionalizojë edhe Aeroportin e Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i MZhE-së theksoi se Gjakova ka një pasuri me potencial jashtëzakonisht të madh nëse arrihet të funksionalizohet.

Sipas tij, Ndërmarrja Publike “Aeroporti i Gjakovës” posedon të gjitha pajisjet e nevojshme për të operuar si aeroport për aviokompani “loë cost” si dhe si aeroport alternativ. “Sot u prita nga stafi i kësaj ndërmarrjeje dhe kryeshefja Ekzekutive, Vlora Gojani, nga ku u informova rreth statutit të kësaj ndërmarrje. Personalisht kam marrë zotim për aktivizimin e këtij aeroporti dhe besoj që do të kemi lajme pozitive deri në mes të vitit 2018”, tha Lluka.

“U njoftuam për situatën. Është një aset jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin dhe ne mendojmë se duhet të aktivizohet që të gjenerojë zhvillim ekonomik, që të ketë më shumë fluturime, të sjellim më shumë turistë si dhe normalisht të punësojë, si rezultat i kësaj”, tha Lluka. “Kemi filluar disa procedura tashmë për aktivizimin e këtij aeroporti. Jemi duke i shikuar formën më të mira ligjore që është e mundur. Besoj që shumë shpejt, jo më tepër se gjysma e vitit të ardhshëm ne të jemi në gjendje të kemi diçka konkrete rreth procedurave të aktivizimit të këtij aeroporti”.

“Drejtoresha tregoi për sfidat që i kanë, sidomos për buxhet. Unë mora përsipër edhe si zotim që të shikojmë formën që të mos ketë probleme buxhetore, në mënyrë që një aeroport që ka shumë pak veta minimalisht të punësuar, ta mbajë veten dhe t’i mirëmbajë këto asete, vlera e të cilave është më e madhe. Prandaj ne si qeveri duhet të qëndrojmë mbrapa deri në momentin që e gjejmë një formë të aktivizimit të këtij aeroporti qoftë me sektorin provat qoftë me sektorin publik”.

“Aktivizimi në formën që ne dëshirojmë ta bëjmë nuk do të kushtojë asgjë për buxhetin, sepse do të bëhet me kapital privat. Normalisht ky është aeroport që ka shumë potencial të madh komercial…Me buxhet të Kosovës dhe menaxhim nën Qeverinë nuk besoj se do të jetë efikas dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore. Prandaj kjo gjë duhet të bëhet vetëm përmes kompanive të specializuara të kompanive ndërkombëtare”, shtoi Lluka.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se nuk evitohet si mundësi që Aeroporti i Gjakovës t’i jepet në shfrytëzim kompanisë turke “Limak”, e cila menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. “Edhe ajo formë është duke u shikuar. Unë jam takuar edhe me kompaninë ‘Limak’, që e menaxhojnë Aeroportin e Prishtinës. Në fakt mundësia më e thjeshtë dhe më e lehtë është realizimi përmes tyre, pasi që nuk kërkon investime nga ana jonë dhe kërkon vetëm një partneritet shtesë, një partneritet publik-privat me kompaninë në fjalë pasi që edhe kemi obligime ndaj kompanisë sipas kontratës së nënshkruar”.

Kryeshefja e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, tha se aeroporti ka një vlerë prej 10 milionë eurosh. Ajo tha se nga ministri mori përkrahjen për financimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e tij, pasi sipas saj numri k personave që merren me menaxhimin e këtij aeroporti është minimal, raporton EO.

“Kjo vizitë na mundësoi t’i shprehim të gjitha të arriturat të cilat janë bërë në Aeroportin e Gjakovës, jo në kuptimin ekonomik, mirëpo në kuptimin e mirëmbajtjes dhe sigurisë. Ky aeroport ka vlerë jashtëzakonisht të madhe, e cila është e gjitha donacion diku përafërsisht 10 milionë euro. Investimet fillimit kanë qenë më tepër se 30 milionë euro, kurse ne jemi një staf minimum diku rreth 19 persona, duke përfshirë edhe punëtorët e sigurimit fizik”, tha Gojani.

“Sot diskutuam të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohemi. Biseduam për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e aeroportit, e cila ka një kosto ndoshta jo të lartë për buxhetin e shtetit, mirëpo për neve është e rëndësishme që të sigurohet prej fillimit të vitit dhe gjatë gjithë vitit të mos kemi probleme financiare”.

“Diskutuam edhe për të ardhmen e aeroportit. Është me rëndësi që ministri ka angazhim ka synim që të na financojë së paku për shpenzimet operacionale për të gjeneruar dhe mirëmbajtur aeroportin”, shtoi kryeshefja Gojani.Kreu i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomikë, gjatë qëndrimit në Gjakovë, vizitoi dhe kompaninë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”, ku premtoi 12 milionë euro investime për zgjerimin e këtij rrjeti dhe ndërrimin e gypave të vjetruar.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending