Aktuale
Edhe 10 organizata tjera i shtohen listës kundër rrënimit të shkollës së të verbërve në Pejë

Është shtuar numri i përkrahësve që janë kundër rrënimit të objektit të shkollës së të verbërve në Pejë, objekt ky i vjetër më shumë se 100 vjet.
Kërkesës kundër rrënimit të këtij objekti nga Syri Vizion Shoqata e të Verbërve dhe QBMK “Xheladin Deda” po përkrahet edhe nga 62 organizata të tjera të shoqërisë civile.
Ata kërkojnë që të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë, dhe të mos rrënohet shkolla e të verbërve për këtë, shkruan Ndërtimi.info
Se po shtohet numri i përkrahësve e ka bërë të ditur Veton Mujaj nga Syri Vision.
Ky objekt u ndërtua menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, fillimisht u shfrytëzua nga ushtria e më pas nga dogana.
Më vonë, objekti u shndërrua në Spital të përgjithshëm të qytetit të Pejës.
E tash e 40 vjet, kjo ndërtesë ka një mision mjaft të veçantë, atë të shkollimit dhe këshillimit për nxënësit e verbër.
Por, Ministria e Drejtësisë ajo e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Administratës nuk i morën parasysh vlerat dhe rëndësinë e kësaj shkolle të vetme në Kosovë, kur para një viti, përmes një memorandumi të bashkëpunimit, vendosën ta rrënonin atë për të ndërtuar një objekt të ri për Gjykatën Themelore të Pejës.
Postimi i plotë i Mujajt:
Shtohet numri i përkrahësve kundër rrënimit te Objektit te QBMK Xheladin Deda Pejë. Mbështetje të reja na vijnë çdo dite.
Tashmë jemi 62 organizata që kërkojmë nga institucionet ndërprerjen e rrënimit të objektit të shkollës për të verbër në Pejë.
Ju falenderojme per mbeshtetjen!
Grupi Iniciues i përberë nga:
- Syri i Vizionit
- Shoqata e të verbërve të Kosovës
- QBMK “Xheladin Deda”
Me mbështetje nga:
- SBASHK
- Ec ma ndryshe
- Fondacioni Lumbardhi
- Rrjeti i Grave të Kosovës
- ORCA
- Into the Park
- Gaia Kosovo
- KDI
- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
- Shoqata e gazetarëve të Pejës
- Anibar
- DokuFest
- KCSF
- QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë
- ATRC
- Komiteti i grave të verbra të Kosovës
- Evolution Dance
- Durmish Aslano
- Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
- OJQ Labyrinth
- CDF
- QBMK “Përparimi”
- Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
- Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal
- Varg e Vi
- Shoqata Numizmatike Shqiptare “Demastion”
- Trentino con il Kossovo
- Lets Do It Peja
- QBMK Lef Nosi
- Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
- Trashëgimia kulturore pa kufij, CHWB Kosova
- The ngo Frabaac
- 7Arte
- QBMK Nëna Terezë, Prizren
- OJQ ZANA
- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17
- Organizata Çohu
- Lda Kosovo
- Qendra për Politika dhe Avokim- QPA
- Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
- Shoqata “7 Shtatori”
- KIPRED
- Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës
- Today Towards Future
- Kosovo Architecture Foundation
- DoCoMoMo Kosova
- OJQ RRITU- Termokiss
- QEMD “FINCH”
- Shoqata Kosovare e te Shurdherve
- HENDIKOS
- Down Syndrome Kosova
- Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL)
- FONDACIONI ARSKOSOVA
- ESTA KOSOVE
- Prishtina-Kosova Lions
- SHIP
- OJQ Gjurmet e Pejes
- Kolegji Haimerer
- Mbroj të drejtat tua
