Aktuale
“Ec ma ndryshe”: Rishqyrtimi i pronave përreth Kullës së Sylejman Vokshit është shkelje ligjore

Organizata jo-qeveritare, “Ec ma ndryshe” ka shkruar se tentimet për ndryshimin e statusit e pronave përreth Kullës së Sylejman Vokshi” shkatërrojnë vlerat e trashegemisë kulturore dhe kjo bie ndesh me legjislacioni që është në fuqi.
“Institucionet janë përgjegjëse për zhvillimin dhe mbrojtjen e këtyre vlerave dhe çdo hap i tyre që bie në kundërshtim me këto obligime është shkelje e madhe ndaj të cilave duhet të kërkohet reagim dhe përgjegjësi”, ka shkruar në Facebook.
Sipas njoftimit të “Ec ma ndryshe” ndryshimet dhe rishqyrtimi i pronave përreth Kullës së Sylejman e Sylejman Vokshit nqë gjendet në Gjakovë, po bie ndesh me legjislacion që është në fuqi kjo sepse sipas tyre institucionet janë përgjegjëse për mbrojtjen e vlerave kulturore dhe çdo veprim i tyre që i kundërshton këto përgjegjësi është shkelje.
“EC Ma Ndryshe përmes këtij njoftimi i bashkohet zërit të grupit të qytetarëve për mbrojtjen e dinjitetit dhe vlerave të Kullës së Sylejman Vokshit, objekt ky që është i regjistruar si monument në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Thirrjet të cilat synojnë rishqyrtimin dhe ndryshimin e statusit të pronave përreth Kullës së Sylejman Vokshit janë një përpjekje e radhës për të vazhduar praktikën e dëmtimit dhe shkatërrimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të këtij vendi dhe veprime të tilla bien ndesh edhe me legjislacionin në fuqi”.
Edhe qytetarët kanë reaguar për të mbrojtur vlerat e Kullës së Sylejman Vokshit, i cili është i regjistruar si monument në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.
Komuna e Gjakovës për herën e tretë me radhë po tentojnë të anulojnë vendimin e mëhershëm të po të njëjtit institucion (të vitit 2015) që i garanton statusin e “zonës së veçantë e mbrojtur” zonës përreth Kullës së Sylejman Vokshit; monumentit të trashëgimisë kulturore – që mbetet simbol i vetëm i heroit kombëtar dhe njërit ndër prijësve të Lidhjes së Prizreni. Në këtë zonë po tentohet që të lejohen ndërtimet e larta, e të cilat do të rrezikonin këtë kullë.
