Connect with us

Aktuale

EC MA NDRYSHE bënë thirrje të unifikohen veprimet për rend urbanistik në Prizren

Published

on

EC MA NDRYSHE, ka kërkuar nga institucionet e nivelit lokal dhe qendrore të qeverisjes që t’i unifikojnë veprimet ndërmjet vetë për vendosjen e rregullit dhe ligjit në aspektin urbanistik në Prizren si në qendrën e mbrojtur me ligj ashtu edhe në pjesët e tjera të qytetit.

“Derisa autoritetet lokale kanë shprehur shqetësimin për ndërhyrjet e njëanshme të MMPH-së në raport me vendimet e Ekzekutivit të Prizrenit, në anën tjetër disa herë ka reaguar edhe QRTK-ja në Prizren, si organ i MKRS-së, duke pretenduar se Komuna e Prizrenit nuk i përfillë dispozitat ligjore lidhur me intervenimet dhe punët në Qendrën Historike të qytetit”, thuhet në një shkrim të EC MA NDRYSHE.

Shkrimi i EC MA NDRYSHE:

Ndonëse, katër vite më parë është krijuar Task Forca që i mbledh në një vend institucionet për tu marr me ndërtimet e paligjshme në Qendrën Historike të Prizrenit, një gjë e tillë sipas kësaj organizate nuk ka treguar ndonjë efikasitet.

“Ndërkohë Task Forca, që i mbledhë në një vend këto institucione dhe jo vetëm, e krijuar qysh në vitin 2014, për t’u marrë me ndërtimet e paligjshme në Qendrën Historike të Prizrenit, përgjatë vitesh nuk ka treguar ndonjë efikasitet të theksuar, duke mundësuar kështu vazhdimin e moskoordinimit institucional sa i përket zonës së mbrojtur të qytetit”, thuhet në qëndrimin e kësaj organizate.

Më herët gjatë këtij viti, Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Inspektorateve ka reaguar me pretendimin se disa vendime të Zyrës Ligjore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë të njëanshme dhe se shkojnë në mbrojtje të palëve që kanë bërë shkelje të ligjit, pastaj se janë të pazbatueshme dhe se e dëmtojnë interesin publik. Sipas këtij reagimi, Zyra ligjore e MMPH-së ka intervenuar në disa raste kur Komuna ka tentuar të zbatojë ligjin dhe rendin në sektorin e ndërtimit, duke iu mundësuar palëve që t’i vazhdojnë veprimtaritë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në bazë të informatave të siguruara nga zyrtarët e Komunës së Prizrenit, një rast i kësaj natyre ka ndodhur në një ndërtim në Qendrën Historike të Prizrenit, një rast tjetër në një ndërtim në lagjen “Jeni Mahalla”, dhe dy raste tjera në ndërtimet në rrugën “Tirana”.

Por, paralelisht edhe Komuna e Prizrenit akuzohet për shkelje ligjore nga zyrtarët e MKRS-së, veçmas lidhur me aktivitetet në Qendrën Historike të Prizrenit. MKRS ka vlerësuar se vitin 2018 e kanë përcjell disa dëmtime të aseteve të trashëgimisë kulturore si rezultat i mungesës së zbatimit të ligjit për TK dhe QHP  nga Komuna e Prizrenit. Sipas MKRS, Drejtoria e Urbanizmit edhe pse bazuar në dispozitat e ligjit për QHP-në obligohet që të gjitha kërkesat për projekte leje urbanistike, ndërtimi, rrënimi apo ndryshimi të objekteve, për ndërrim të destinimit të tyre, zhvillim të aktiviteteve të përkohshme apo çfarëdo zhvillimi tjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, t’i dorëzoj në QRTK në Prizren dhe në Këshillin për Trashëgimi Kulturore, e njëjta i ka anashkaluar shumë herë këto procedura, me çka ka dëmtuar asetet e trashëgimisë kulturore në kuadër të Qendrës Historike. Kjo ministri ka vlerësuar se Komuna, duke i tejkaluar autorizimet ka ndërmarr veprime për ndërhyrje brenda QHP-së, duke rregulluar infrastrukturën pa marrë pëlqim nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore. Me këtë rast, MKRS ka kërkuar që të gjitha ndërhyrjet e Komunës së Prizrenit në QHP të jenë në koordinim të plotë me QRTK-në e Prizrenit dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

EC Ma Ndryshe konsideron se kjo situatë nuk i sjellë të mira Prizrenit, ngase pos moskoordinimit kemi të bëjmë edhe me mosrespektim të legjislacionit në fuqi. Një gjë e tillë sfidon aspektin e vënies së rregullit urbanistik dhe zbatimit të ligjit. Prandaj, EC i bën thirrje Komunës së Prizrenit, si dhe ministrive të lartpërmendura, që të ndërmarrin nisma për bashkërendimin e veprimeve me qëllim të vënies së rregullit urbanistik dhe zbatimit të ligjit. Si niveli lokal i qeverisjes, ashtu edhe ai qendror, duhet të bëjnë përpjekje për respektimin e legjislacionit, unifikimin e procedurave dhe koordinim më të mirë, me qëllim të ruajtjes së vlerave dhe interesit publik në Prizren.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending