Featured
Dyfishohet çmimi për riparimin e “Big Ben”
Kosto e riparimit të kullës së sahatit ikonike në godinën e parlamentit britanik, “Big Ben”, do të jetë dy herë më e lartë seç vlerësohej më parë.
Fillimisht vlerësohej një kosto riparimi në rreth 29 milionë paund, ndërkohë që tani, raporti zyrtar flet për 61 milionë paund, ose 82 milionë dollarë.
Vlerësimi është bërë nga dhoma e ulët e parlamentit britanik. Në muajin Gusht, kambana ikonë që peshon plot 13.7 tonë, ra në heshtje, dhe kështu do të qëndrojë për plot 4 vite, aq sa do të zgjasë edhe procesi i restaurimit.
Deklarata e parlamentit për kostot rrit edhe më tej frikën, se vetë kostot e riparimit të godinës së parlamentit do të jenë edhe më të mëdha seç vlerësohej më parë.
Deri më tani është vlerësuar se, kosto e riparimit të godinës do të jetë në rreth 5.7 miliardë paund, dhe se punimet mund të zgjasin jo më pak se 4 dekada, shkruan scan.
Godina e parlamentit britanik daton që prej mesit të shekullit të 19-të dhe është e amortizuar në masë, sidomos sistemet hidraulike, dhe ato elektrike.