Aktuale
Dy ndërtesat më të mira për kulturë dhe art, në Kosovë

Bienalja e parë e Arkitekturës, që u mbajt për herë të parë në Kosovë, për shumë arkitektë qe tejet fatsjellëse.
I tillë është edhe arkitekti Astrit Nixha i cili me projektin e objektit të “Klan Kosovës”, arriti të rrëmbej shumë çmime në kategori të ndryshme. Në mesin e pesë kategorive ku u nderua me çmime është edhe vendi i parë, në kategorinë “Ndërtesa më e mirë për art dhe kulturë”.
Vendi i dytë për këtë kategori i takoi projektit të “Bibliotekës Rajonale”, të sjellë nga Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi.
“Ndërtesa ‘Klan Kosova’ është një nga shembujt e parë të transformimit të ndërtesave industriale në Kosovë. Transformim i Fabrikës së Amostizatorëve të ndërtuar në vitet e 80’-ta, në studio televizive moderne, mundohet të paraqes ndërgjegjësim mbi riciklim dhe ripërdorim te materialeve, por gjithashtu jep një shembull se si ndërtesa mund të ‘veprojë’ si përçues i nënvetëdijshëm i mesazheve.
Është një ndërtesë që bërtet, pëshpërinë, moralizon dhe apsorbon. Ajo përfaqëson një rezistencë ndaj rendit të ri, ndërsa kërkon të ardhmen.
Elementet ekzistsuese të fabrikës si: llambadarët, radiatorët dhe tubat e përdorura si infrastrukturë në linjat e prodhimit, u ripërdorën jo vetëm në gjendjen e tyre origjinale, por edhe duke i dhënë asaj një funksion tjetër, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe si elemente enterieri”, thuhet në përshkrimin e projektit.
Kujtojmë se mbrëmë arkitekti Astrit Nixha me projektin e “Klan Kosovës” është vlerësuar edhe me këto çmime:
“Ndërtesa më e mirë administrative”- vendi i parë
“Ndërtesa më e mirë për art dhe kulturë”- vendi i parë
“Projekti më i mirë për enterier”- vendi i parë
“Projekti më i mirë për intervenim të banesave”- vendi i parë.
“Ndërtesa më e mirë industriale”- vendi i dytë./Ndërtimi.info/
Vendi i parë
Vendi i dytë
