Featured
Durrësi i 1940-s, kur u ndërtua për t’i dhënë formë qytetit [foto]
Pesë fotografi të Durrësit vitit 1940, paraqesin punime për kanalizimet e ujërave të zeza, ndërtimin e depos së ujësjellësit dhe rikonstruksionin e portit, bashkë me një pjesë qyteti.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah” ka zbuluar në ankande on-line foto të një cilësie të lartë kompozimi dhe stampimi që ka bërë “Agenzia Giornalistica Italiana” në vitin 1940 nga Durrësi në suazën e propagandës së autoriteteve një vit pas pushtimit.
Fotot hedhin dritë dhe për historikun e disa objekteve të mëdha sociale si depoja e ujësjellësit, kanalizimet e ujërave të zeza, bonifikimi i ish-kënetës, që mbetën përgjysmë dhe vazhduan pas luftës.
Gjithashtu ka një foto interesante për vazhdimin e punimeve për modernizimin e portit sidomos të sheshit të depozitimit të mallrave.
Firma italiane S.A.M.I.C.E.N e Mantovës ka reklamuar dhe një rul ngjeshës për rrugën mes përmes ish-kënetës dhe rikonstruksionin e boshtit rrugor Durrës-Tiranë.
Datimi i fotove është bërë sipas deciturave prapa tyre.