Aktuale
Durmishi dorëzon detyrën e Drejtorit të Infrastrukturës, numëron arritjet e tij
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/hysen-durmishi.jpg)
Për katër vite, Komuna e Prishtinës thuhet të ketë shtruar afër 400 kilometra rrugë, shumë kanalizime e projekte tjera. Kështu ka thënë Hysen Durmishi i cili sot ka dorëzuar edhe detyrën e ish-drejotrit të Infrastrukturës, shkruan Ndërtimi.info
Durmishi në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka thënë se gjitha rezulatet në realizimin e projekteve për gjatë katër viteve kanë qenë të dukshme, marrë parasysh edhe pse buxheti ka qenë i limituar ku kanë hasur edhe në shumë pengesa.
“Sot e dorzova detyrën në komunën e Prishtinës. I kalova 4 vite me shumë punë e angazhim. Gjatë këtyre 4 viteve nuk kam kursyer asgjë duke u munduar që sadopak të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Prishtinës. Duke e marrur parasysh buxhetin e limituar dhe pengesat me të cilat jemi ballafaquar besoj që kemi arritur rezultate të dukshme. Për 4 vite kemi shtruar afër 400 km rrugë, shumë km kanalizime, trotuare e shumë projekte tjera. Jam shumë i lumtur për takimet e shumta me qytetarë dhe pritjet që i kam bërë për ta në zyren time”, ka shkruar Durmishi.
Në gjitha këto projektet ajo që e bënë të lumtur Durmishin është se qytetarët kanë qenë vendimarrës.
“Komunikimi me ta më ka mundësuar që shumë më leht të vendos për prioritetet e investimeve. Pra i lumtur jam se qytetarët i kam bërë pjesë të vendimmarrjes. Për 4 vite në drejtorinë time i kam takuar afër 50 mijë qytetarë. Nuk besoj që ka ndonjë zyre në Kosovë që ka takuar kaq shumë qytetarë”, ka thënë ai.
Për të gjitha sukseset e drejtorisë së infrastrukturës që e drejtori për 4 vite, Durmishi ka falenderuar gjithë bashkëpuntorët e tij.
“I falëndëroj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar në sukseset e drejtorisë. I falënderoj të gjithë ata qytetarë të cilët më kanë ndihmuar shumë. I falëndëroj të gjithë ata aktivistë e aktiviste tē cilët më kanë ndihmuar e përkrahur. I falënderoj edhe stafin me të cilët kam punuar. Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje të gjithëve nëse ndonjëherë nuk jam sjellur si duhet. Qytetarë të Prishtinës ju dua shumë dhe ju dëshiroj gjithë të mirat. Qeverisjes në Prishtinë ju dëshiroj shumë suksese”, ka përfunduar shkrimin Durmishi.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)