Aktuale
Dronët do të nxisin risi të reja në industrinë e ndërtimit

Industria e ndërtimit po ndryshon me shpejtësi dhe njerëzit po mundohen të gjejnë mënyra për tu kujdesur për kërkesat e ndryshme çdo herë në rritje. Roli i teknologjisë po vazhdon të rritet dhe pritet që gjatë 10 viteve të ardhshme, përdorimi i dronëve në ndërtim do të shënojë një rritje të shumëfishtë dhe për ndërtesat futuriste, dronët do të luajnë një rol udhëheqës, transmeton Ndërtimi.info.
Dronët do të ulnin kostot e projekteve, do të rrisnin produktivitetin dhe do të përmirësonin grupet e të dhënave nëpërmjet përmirësimeve me vizualizimin fotografik. Rritja e përdorimit të dronëve në industrinë e ndërtimit do të krijojë vende të reja pune dhe do t’i shtojë vlerë ekonomisë.
Transformimi i ndërtimit
Sipas një raporti të PwC, rreth 20,000 njerëz do të punësohen në industrinë e dronëve deri në vitin 2030. Raporti gjithashtu thotë se, përveç ofrimit të vëzhgimit të lirë dhe efikas të vendeve të ndërtimit, inspektimit të gjendjes së keqe të ndërtesave, dronët gjithashtu do të ndihmonin në mbledhjen e informacioneve 3D dhe integrim me sistemet BIM që do të revolucionarizonin sektorin e ndërtimit.
Përfitimet nga metodat e tjera
Në epokën e automatizimit, industria e ndërtimit nuk mund të mbajë veten të izoluar nga ndryshimet dhe kjo shpjegon rritjen e adoptimit të BIM-it në vitet e fundit.
Rob Walker, udhëheqësi i Inxhinierisë dhe Ndërtimit të Britanisë së Madhe në PwC (PricewaterhouseCoopers), tha se futja e dronëve në ciklin e ndërtimit mund të ofrojë një “rekord të artë” aktiviteti dhe tashmë shohin përfitime nga përdoruesit.
Kjo mundëson marrjen e vendimeve më të shpejta dhe njerëzit mund të përqendrohen në punë më të rëndësishme dhe ky është vetëm fillimi i futjes së dronëve në përdorim për industrinë e ndërtimit.
Të dhënat e mbledhura nga dronët janë shumë të besueshme dhe të sakta të cilat ofrojnë monitorim në kohë reale dhe mbikëqyrja është shumë më e lehtë pasi që nuk ka nevojë të vizatohen fizikisht në vendin e projektit. Bashkëpunimi mes ekipeve të ndryshme që punojnë në një projekt do të rritet pasi të gjithë do të informohen në mënyrë adekuate dhe nuk do të ketë keqkuptime.
Dronët mund të marrin dhjetëra imazhe me rezolucion të lartë të zonës së projektit. Imazhet pastaj mund të kombinohen. Një përfitim tjetër thelbësor i dronëve do të ishte që të dhënat mund të futeshin në pakon BIM në formate të ndryshme të skedarëve. Kjo do ta bënte rrjedhën e punës më të thjeshtë.
Një përfitim kyç i përdorimit të teknologjisë së dronëve dhe i softuerit të specializuar të fotogrametrisë është që të dhënat mund të importohen në pako BIM ose CAD në formate të ndryshme të skedarëve. Kjo bën që integrimi i të dhënave digjitale 2D / 3D në proceset e punës të jetë i thjeshtë.
