Connect with us

Featured

Dritaret si një investim i duhur për shtëpinë tuaj

Published

on

Dritaret bëjnë pjesë në investimet e vetme në shtëpi që mund të quhet investim i kthyeshëm, dhe të cilat sjellin profite materiale nëse kanë një kualitet të mirë.

Izolimi i mirë termik dhe akustik janë faktorët kryesor që ndikojnë në uljen e shpenzimit të energjisë për ngrohje apo ftohje. Nivel më të lartë  izolues ofrojnë profilat që kanë më shumë dhoma izoluese.

Përdorimi i xhamit të dyfishtë tashmë është i zakonshëm, e për kërkesa më të larta të konsumatorëve aplikohen xhamat e trefishtë. Nëse hapësira në mes xhamave mbushet me gazra inerte kripton ose argon niveli i izolimi termik arrin vlera të shkëlqyeshme e që i shprehur në numra do të thotë koeficient të kalimit të nxehtësisë deri në U=0.5 W/m2K.

Ky koeficient duhet të merret parasysh jo vetëm për xhamin por edhe për profilat dhe për dritaren në tërësi.

Duke e parë rëndësinë e dritareve dhe interesin për kualitet më të lartë të jetës, shqyrtimi i të gjithë këtyre faktorëve është shumë i nevojshëm dhe aspak i lehtë.

Prandaj para se të vendosni se ku do ti porositni dritaret vërtetoni se prodhuesi i juaj i zgjedhur a e ofron kualitetin e zgjedhur të elementeve përbërëse si; profila të klasës A,  përforcim adekuat, xham të nivelit të kërkuar , montim adekuat dhe dritare me veti izoluese të dëshiruar.

Të gjitha këto elemente duhet ti bashkoj prodhuesi i dritareve. Për sigurinë tuaj ju duhet të mbështeteni te prodhuesi serioz e me eksperiencë, dhe me ekip të kualifikuar profesionalisht.

Profesionistët janë ata që nxjerrin  një produkt të mirë.

Dritaret kualitative, funksionale dhe të disenjuara mirë janë investim i rëndësishëm për shumë vite në shtëpinë të cilën ju jetoni.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending