Uncategorized
Dritaret e mëdha, trendi i projektimit të shtëpive
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/dri1.jpg)
Ditët kur dritaret ishin thjesht një mendim i mëvonshëm në procesin e ndërtimit janë një e kaluar e largët. Sot, klientët dhe dizajnuesit janë duke kërkuar elegancën, efikasitetin dhe mënyrën më të sofistikuar që të përfshijnë dritaret në projektet e tyre të reja dhe në rimodelimin e shtëpive.
Ashtu sikurse edhe aspektet e tjera të shtëpisë, dritaret janë duke ndjekur trendet aktuale të estetikës së përgjithshme të projektimit. Dritaret e mëdha të shtëpisë mundësojnë ndriçim dhe izolim të duhur, ndërsa e bëjnë hapësirën ku ju jetoni më unike dhe mbi të gjitha të rehatshme. Që të arrihet ky efekt, duhet që fillimisht të bëhet orientimi i duhur i dritareve në projektim. Gjithashtu, dritaret i japin stil shtëpisë duke e konceptuar atë si moderne apo tradicionale.
Dritare dy kanatëshe: Këto lloj dritaresh kanë dy kanata, një lart dhe tjetrën poshtë. Në momentin që hapet njëra, tjetra qëndron e mbyllur pasi nuk mund të hapen të dyja njëkohësisht.
Dritaret pikturë: Ky lloj, është me xhama të mëdhenj, duke lejuar më shumë dritë të futet brenda dhe duke mundësuar më mirë pamjen e jashtme.
Dritare me hark: Këto lloj dritaresh përbëhen nga dy pjesë, pjesa poshtë është si dritaret normale me kornizë, e cila hapet dhe pjesa lart në formë harku e cila nuk hapet.
Dritaret me shinë: Këto lloj dritaresh hapen duke i tërhequr nga anash.
Dritaret e mbyllura: Këto dritare janë projektuar që të mos hapen. Ato stacionohen në një kënd të murit për t’i dhënë më tepër stil dhomës apo ambienteve të tjera.
Krijimi i hapësirave të mëdha dhe kontakti me natyrën vazhdon të jetë trendi kryesor i vitit. Dhe mënyra e duhur për të ndjekur këtë trend është përzgjedhja e dritareve. Tendencat kryesore janë përzgjedhja e dritareve të madhësive të mëdha dhe pa korniza. Kjo jo vetëm që do të lejojë kontaktin me dritën pothuajse gjatë gjithë kohës, por ju do të mund të shijoni edhe panoramën që ju ofrohet nga apartamenti apo shtëpia juaj. Dritaret e hapura pa kornizë janë zgjedhja e duhur nëse vërtet dëshironi që shtëpia juaj të duket elegante dhe me stil.
Ndërsa disa prej jush janë në kërkim të privatësisë, të tjerët janë në kërkim të metodave të reja që të konsumojnë sa më shumë rrezet e diellit dhe dritën natyrale. Ndaj shumë projektues kërkojnë që të maksimizojnë ndriçimin në një shtëpi duke projektuar jo vetëm dritare të mëdha, por edhe dritare në çati prej xhami për një zonë të caktuar. Dritaret në çati janë një përzgjedhje jo vetëm interesante por edhe tepër moderne në ditët e sotme.
Të jesh në kontakt me hapësirat e jashtme, sot është fokusi kryesor në projektim. Për ta bërë shtëpinë më të jetueshme për të gjithë, çdo gjë në shtëpi dhe sidomos në kuzhinë duhet të merret parasysh. Dhe dritaret nuk kanë përjashtim, ju mund të përzgjidhni dritare me kanata – kjo e fundit është një zgjedhje shumë e famshme për ata që kërkojnë thjeshtësi.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)