Connect with us

Featured

Drenasi me shumë probleme infrastrukturore

Published

on

Lideri i ardhshëm i Drenasit, komunës së njohur për përpunimin e metaleve, do ketë sfida për t’u dhënë zgjidhje. Një ambulancë që është shndërruar në depo të ushqimit të kafshëve, 14 mijë objekte pa leje, ambienti dhe uji, do jenë sfidat e mandatit katërvjeçar për kryetarin e ardhshëm të Drenasit.

Komuna e shtrirë në qendër të Kosovës popullohet nga 73 mijë banorë dhe për nga madhësia krahasohet me komunën e Suharekës. Të dhënat tregojnë se qeverisja e Drenasit  ka arritur të inkasojë  1.1 milionë euro të hyra  për dallim nga Suhareka që ka inkasuar 1.9 milionë euro. Në Drenas qeveria qendrore ka ndërtuar një park industrial i cili paraqet potencial për zhvillimin e komunës.P ër kryetarin e ri  sfida do jetë trajtimi i kanalizimit që del nga parku. Ujërat e zeza nga ky park përfundojnë në fshatin Korreticë duke ndotur ambientin, shkruan Kallxo.com

Gjeneruesi tjetër i vendeve të punës në Drenas, gjiganti i përpunimit të nikelit Ferronikeli në dy vjetët e fundit është përballur me probleme për shkak të rënies së çmimit të nikelit në bursë. Qeverisa aktuale ka vendosur ta lirojë kompaninë nga taksat komunale për të mundësuar vazhdimin e punës. Për qeverisjen pas zgjedhjeve, debati nëse duhet të kthehen këto taksa do vazhdojë, ashtu siç pritet rritja e investimeve dhe subvencioneve në bujqësi.

Ndërtimet pa leje dhe infrastruktura

Përfshirja e njerëzve të politikës në ndërtimet e larta dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit ka dominuar në vazhdimësi në sfidat për kryetar të Drenasit.

Hulumtimi tregon se Drenasi ka 14 mijë e 81 objekte pa leje dhe 6 mbindërtime në banesat ekzistuese të qytetit.

Trajtimi i këtyre objekteve do të mund t’i sjellë komunës mijëra euro të hyra.

Në zhvillim të infrastrukturës Drenasi ka problem të madh me parkingje, për shkak se hapësira afër stacionit të autobusëve që përdorët për parking të veturave kur ka të reshura mbushet me ujë.

Banorët e  fshatrave Dobroshevc, Baincë, Gllanasellë, Abri etj, kanë problem me trotuare, kjo u shkakton frikë banorëve, sepse fëmijët obligohen te ecin në rrugë për të shkuar në shkollë.

Sfida në infrastrukturën e qytetit vazhdon të mbeten kolonat në hyrje dhe dalje të qytetit dhe hekurudha e pasigurt, e cila përshkon qytetin e ku shumë njerëz kanë vdekur nga aksidentet.

Problemet në infrastrukturë janë edhe më të mëdha- në ndërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Vetëm 35.7 % ë banorëve kanë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa janë evidentuar 27 vendbanime që nuk kanë qasje në rrjetin publik të ujësjellësit.

Hulumtimi tregoi se Drenasi ka 31 shkolla dhe një çerdhe, 29 nga shkollat punojnë në dy ndërrime. Sfida për kryetarin e ri është dyfishimi i hapësirave të shkollave për të garantuar proces arsimor me vetëm një ndërrim.

Shëndetësi dhe mirëqenie sociale

Ndërtimi i një qendreje shëndetësore në fshatin Negrovc dhe ndarja e parcelave për familjet e dëshmorëve janë projekte të cilat ende nuk kanë arritur të finalizohen nga komuna. Tri mandate më parë pushteti komunal kishte premtuar ndërtimin e lagjes së dëshmorëve duke ndarë troje dhe premtuar ndërtimin e infrastrukturës në këtë lagje. Projekti vazhdon të mbetet në letër dhe një mundësi e mirë për të fituar vota duke premtuar zgjidhjen e tij.

Hulumtimi  tregon se 73 mijë banorëve të komunës nuk u garantohen shërbimi i  mamografisë dhe ultrazëri.

Fotografitë nga qendra e mjekësisë familjare tregojnë se në to ka mungesë pajisjesh, ndërsa shtretërit janë të vjetruar dhe tualetet janë të papastër.

Në dështimet dhe sfidat më të mëdha të pushtetit të Drenasit është funksionalizimi i qendrës së mjekësisë familjare në Negrovc.

Në fshatin e lindjes së Jakup Krasniqit në Negrovc  para 4 vjetësh kishte nisur ndërtimi i ambulancës. Objekti, i cili i kishte kushtuar komunës 45 mijë euro është ndërtuar në pronën e një fshatari të cilit i ishte premtuar kompensimi i pronës.Pas dështimit të negociatave pronari i tokës ka ndaluar punimet, ndërsa objekti- investim i komunës tash përdoret për depo të ushqimit të kafshëve.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending