Aktuale
Drejtorit në Komunën e Gjilanit i ngritët aktakuzë për mos-lirim të hapësirave publike

Drejtori i njërës prej Drejtorive në Komunën e Gjilanit, në krye me Lufti Hazirin po dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça. Korça u zgjodh në krye të kësaj drejtorie, vetëm para katër ditësh.
I njëjti po akuzohet nga Prokuroria se nuk ka përdorur masa ligjore për lirimin e disa hapësirave publike në këtë komunë, në të cilat po zhvillohen veprimtari hoteliere pa lejen e organeve kompetente.
Ngritjen e aktakuzës për Infokus e kanë kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
“Po, Prokuroria ka ngrit aktakuzë ndaj Korçës. Aktakuza është ngrit ndaj Naser Korçës dhe Valon Shefkiut. Aktakuza është ngrit më 17.04.2018. Kjo landë është prej vitit 2017, por aktakuza është ngrit tash”, thonë nga Prokuroria për Infokusin.
Por, edhe pse aktakuza është ngritur para më shumë se dy javësh, Naser Korça ende nuk është njoftuar për të.
Së paku kështu ka deklaruar vet Korça në një bisedë telefonike me Infokusin.
Korça ka thënë se deri më tani ai nuk është njoftuar nga askush se Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij.
“Jo, nuk jam njoftuar. Nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar as prej Prokurorisë as prej Gjykatës as prej kërkujt”, ka thënë Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit për Infokusin.
Ndërkohë, gazeta ka provuar të kontaktojë edhe me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lufti Hazirin për të mësuar nëse ai është në dijeni se ndaj njërit prej drejtorëve të tij është ngritur aktakuzë dhe nëse do të ndërmarrë veprime për këtë çështje, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur të premten.
Infukusi ka siguruar aktakuzën që Prokuroria Themelore e Gjilanit ndaj Nasër Korçës, në të cilën thuhet se Korça ka lejuar që të operojnë disa biznese hoteliere në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike trotuaret për zhvillimin e kësaj veprimtari të cilat gjenden para lokaleve hoteliere, ndonëse kërkesa që kishin bërë pranë kësaj drejtorie u ishte refuzuar.
“…pa ndërmarrë masa ligjore për lirimin e atyre hapësirave të cilat janë të uzurupuara në mënyrë të kundërligjshme nga pronarët e bizneseve të cilat operojnë në qytete edhe të : te qebaptorja me pronar i të cilës është Tarkan Gjinolli, qebaptorja Burim Emërllahu, kafiteritë: Hani i mbretërve, ARC, Soho, Valeria, ish Palace, Pauza Bar etj,.edhe për kundër faktit se i njëjti duke i keqpërdorur autorizimet e tij ka qenë i obliguar që të ndërmarr masa ligjore për lirimin e këtyre hapësirave publike të ngritura pa leje të organave kompetente edhe pse i njëjti e ka ditë se mos ndërmarrja e këtyre veprimeve është në kundërshtim me ligjin”, thuhet në aktakuzë.
