Aktuale
Drejtoria e Inspeksionit inspekton shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr një aksion për inspektimin e hapësirave publike nga subjektet afariste dhe shfrytëzimin e tyre në bazë të lejeve komunale.
Siç thuhet në komunikatën e bërë nga komuna e Mitrovicës, ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të qytetarëve.
Gjatë aksionit drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë, ka konstatuar se njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”, në hapësirën publike, dhe në trotuar ka dëmtuar sipërfaqen e gjelbëruar duke vendosur kubëza dhe rrethojën me plato, pa leje nga organi kompetent.
Lidhur me këtë aksion, inspektorët komunal, kanë bërë të ditur se subjektit afarist të cilit sot i është larguar rrethoja me platon me dërrasa, ju dhanë dy ditë kohë që të lirojnë hapësirën publike në mënyrë që këtë hapësirë ta kthej në gjendjen e mëparshme, mirëpo që ky aktvendim nga ana e pronarit nuk është respektuar, andaj drejtoria e Inspeksionit duke marrë parasysh edhe ankesat e qytetarëve, ka ndërmarr aksionin e sotëm i cili do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Mitrovicës, transmeton Telegrafi.
Po ashtu Drejtoria e Inspeksionit ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që ti kryejnë obligimet ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjenden në hapësirat publike.

