Connect with us

Aktuale

Drejtori i Bordit të Trepçës, fton punëtorët t’i kthehen punës

Published

on

Drejtori i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, ka theksuar se “për ti hapur rrugë zhvillimit të ndërmarrjes është zbatimi në plotni i Ligjit për Trepçën”.

Ardian Syla ka theksuar po ashtu se “humbjet të cilat janë duke u shkaktuar nga greva rrezikojnë likuiditetin financiar të ndërmarrjes duke rrezikuar edhe pagat e punëtorëve”, duke bërë edhe një ftesë. “Ftojmë gjithë të punësuarit në ndërmarrjen “Trepça” që ti kthehen punës dhe të tërhiqen nga kërkesat të cilat janë të parealizueshme si dhe në dëm të ndërmarrjes dhe vet punëtorëve”, ka shkruar z. Syla.

Ja postimi i plotë i Ardian Sylës në rrjetin social:

“Duke përcjellur me shqetësim të madh grevën e pa paralajmuar në Ndërmarrjen “Trepça”, përfaqësuesit e aksionarit kryesor nga Bordi Mbikqyrës në mungesë të pa arsyeshme të përfaqësuesit të punëtorëve kanë mbajtur mbledhje dhe takime të shumta për të analizuar situatën e krijuar si dhe për të shqyrtuar kërkesat e Këshillit Grevist. Duke pasur parasysh situatën financiare dhe operative në të cilën gjindet Ndërmarrja “Trepça”, Bordi Mbikqyrës ka informuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe insitucionet relevante në Kosovë lidhur me pamundësinë e realizimit të kërkesave të parashtruara nga Këshilli Grevist i Trepçës.
Në një situatë ku shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat është mëse e pa mundur ngritja e pagave prej 20% si dhe shpërndarja e 100 Euro dhe dhuratave për Vit të Ri. Për më shumë, “Trepça” ka të trashëguara borgje nga mos pagesa e rentës minerale, mos shlyerja e obligimeve ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, operatorëve ekonomik dhe obligime tjera e që kapin vlerën prej më shumë se 12 milion Euro.
E vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë si dhe për ti hapur rrugë zhvillimit të ndërmarrjes është zbatimi në plotni i Ligjit për Trepçën. Duke ditur këtë, Bordi Mbikqyrës në afat rekord ka bërë propozimin e draft statutit për të vazhduar mëtutje në procedurat e parapara, mirëpo që nuk ka ndodhur për shkak të grevës së filluar në muajin korrik të vitit 2018. Kjo grevë e pa arsyeshme në atë kohë ka bllokuar regjistrimin e ndërmarrjes për më shumë se 9-të muaj dhe e njëjta gjë është duke ndodhur edhe tani kur statuti i Ndërmarrjes “Trepça” pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prandaj, ashtu siç kemi kërkuar në vazhdimësi zbatimin e Ligjit për Trepçën edhe tani kërkojmë zbatimin e Ligjit si të vetmën formë për shpëtimin e Trepçës përmes:

  1. Miratimit të draft statutit të “Trepça” sh.a. nga Kuvendi i Kosovës;
    Me miratimin e draft statutit të “Trepça” sh.a. hapet rruga për regjistrimin e ndërmarrjes pranë Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve si dhe definohet njëherë e përgjithmonë statusi i ndërmarrjes.
  2. Regjistrimit të Ndërmarrjes “Trepça” sh.a.;
    Regjistrimi i Ndërmarrjes Trepça sh.a. pranë Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve bënë shkëputjen e Trepçës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si dhe transformimin e ndërmarrjes nga ndërmarrja shoqërore në ndërmarrje shoqëri aksionare duke hapur rrugë krijimit të infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve të cilat janë parakusht për rivitalizimin e Trepçës.
  3. Zgjedhjes së Bordit Menaxhues dhe Zyrtarëve të Lartë të parapara me Ligjin për Trepçën me konkurs të hapur publik.
    Zgjedhja e Bordit Menaxhues dhe Zyrtarëve të Lartë të Ndërmarrjes të paraparë me Ligjin për Trepçën dhe Ligjin për Ndërmarrje Publike menjëherë pas regjistrimit të “Trepça” sh.a. përmes konkursit publik i mundëson ndërmarrjes një menaxhim të mirëfillët konform legjislacionit në fuqi.
    Si përfundim, humbjet të cilat janë duke u shkaktuar nga greva rrezikojnë likuiditetin financiar të ndërmarrjes duke rrezikuar edhe pagat e punëtorëve.
    Prandaj, ftojmë gjithë të punësuarit në ndërmarrjen “Trepça” që ti kthehen punës dhe të tërhiqen nga kërkesat të cilat janë të parealizueshme si dhe në dëm të ndërmarrjes dhe vet punëtorëve.”

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending