Aktuale
Domolohen dy mini-biblioteka të inauguruara rishtas, socilogët e shpjegojnë me vetëdijen e ultë
Projekti që secila lagje e Prishtinës të pajiset me nga një mini-bibliotekë, kishte per qëllim krijimin e një kulture për leximin.
Por, vetëm pak ditë pas finalizimit të këtij projekti në disa lagje të kryeqytetit, dy prej tyre u bënë cak i sulmit, raporton KTV.
Për sociologun Qëndrim Badalli, veprime të tilla tregojnë reflektim të vetëdijes së ulët qytetare për mbrojtjen e pronës publike, e cila shihet si pronë e huaj dhe jo pronë e përbashkët qytetare.
Por, nuk janë vetëm minibiblotekat që po shkatërrohen nga qytetarët, ngjashëm ka ndodhur edhe me parqet e lojërave e disa fusha sportive.
Për Badallin, gjestet e tilla tregojnë një qasje të gabuar, të pamoralshme dhe kulturalisht të varfër të qytetarëve në vend.
Kryetarja e kuvendit të të rinjve, Kosovare Sadiku, lut qyetarët për kujdes, pasi thotë se mini-biblioteka është pronësi edhe e tyre.
Agon Ahmetit nga organizata ‘’ETEA’’, thotë se nuk do të ndalen, përkundër rasteve të tilla.
Për rastin e dëmtimit të mini-bibliotekave, zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë televizionit se janë në proces të hetimeve.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se ende nuk janë identifikuar kryerësit e këtyre veprave.
“Lidhur me rastin e raportuar dje në Bregun e Diellit, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime operative dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, është inicuar rast për dëmtim prone dhe vjedhje sipas kodit penal të RKS -së, përderisa veprime intensive hetimore janë në proces nga hetuesit kompetentë policorë për të identifikuar kryerësit e mundshëm të këtyre dy veprave të kundërligjshme”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Edhe përkundër dëmtimit të këtyre mini-bibliotekave, projekti pritet të vazhdojë.
Përpos minibibliotekave tashmë të finalizuara, në kryeqytet pritet të hapen edhe 6 të tjera në disa pjesë të qytetit.