Arkitekturë
Do të mbyllet Shkolla Arkitekturore 88-vjeçare “Frank Lloyd Wright”
Shkolla e Arkitekturës në Taliesin, të cilën Frank Lloyd Wright e themeloi gati 90 vjet më parë, do të mbyllet në qershor, pasi nuk arriti në një marrëveshje financiare me fondacionin Frank Lloyd Wright.
Shkolla lëshoi një deklaratë se bordi i saj ishte i detyruar të merrte vendimin e pikëlluar për të mbyllur të dy kampuset e saj në Scottsdale, Arizona dhe Spring Green, Wisconsin. Gjithashtu thanë se mbështetësit e saj e kishin quajtur vendimin si “tragjik”.
“Shkolla e Arkitekturës në Taliesin do të pushojë së funksionuari pas këtij semestri, pas një vendimi nga bordi qeverisës të Shtunën,” thuhet në deklaratë.
Shkolla bëri “gjithçka të mundshme” për të luftuar për mbijetesë.
Dan Schweiker, kryetar i bordit drejtues, tha se ata bënë çdo gjë që ishte e mundur për të luftuar për mbijetesën e saj, por nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje me fondacionin Frank Lloyd Wright, i cili zotëron kampuset e shkollës në Taliesin në Wisconsin dhe Taliesin West në Arizona.
“Mbyllja e shkollës është shumë emocionuese për studentët tanë, fakultetin dhe stafin tonë dhe të gjithë ne që kemi punuar kaq shumë për këtë institucion dhe rolin e tij të rëndësishëm në trashëgiminë e Frank Lloyd Wright”, tha Schweiker.
Ndarja buroi nga çështja e akreditimit. Shkolla duhej të bëhej një entitet i pavarur deri këtë vit në mënyrë që të mund të bënin ripërtrirjen e akreditimit nga Komisioni për Arsim të Lartë (HLC), një nga agjencitë që akreditojnë shkollat e arkitekturës amerikane.
Në vitin 2010, HLC tha se shkollat e akredituara nuk mund të varen financiarisht nga një institucion jo-akademik.
Sipas deklaratës, Shkolla e Arkitekturës në Taliesin do të vazhdojë të funksionojë gjatë semestrit Pranverë 2020 dhe dpo të mbyllet në fund të qershorit.