Aktuale
DMVA krijon hotel me një dhomë, brenda një shtëpie të shek. 17-të

Firma arkitekturore belge DMVA ka transformuar një shtëpi të shekullit të 17-të me një fasadë prej vetëm 2.4 metra të gjerë, në atë që mund të konsiderohet hoteli më i vogël i Antwerpit.
“One Hotel Room” është projektuar si një kryq në mes të një shtëpie pushimi për pronarët e saj dhe një hoteli të vogël luksoz me vetëm një dhomë gjumi për vizitorët, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Shtëpia e shekullit të 17-të në Antwerp të Belgjikës, me gjerësi prej 2.4 metra ishte blerë nga një çift teksa kishin vendosur t’i bënin një vizitë qendrës së vjetër të qytetit.
Ata vendosën që ta kthejnë atë në një vend në të cilin mund të qëndrojnë gjatë vizitave të ardhshme, e gjithashtu edhe për të përfituar nga vendndodhja e pronës në afërsi të “boshtit kulturorë” të qytetit në mes të sheshit antik Grote Markt që ndodhet në qendër dhe Muzeut MAS, të projektuar nga Neutelings Riedijk.
“Fillimisht, kam pasur shqetësime në lidhje me mundësinë e konvertimin e një shtëpi të vogël historike në një hotel luksoz me një dhomë pa prekur elementet historike. Në fakt, shtëpia nuk ishte e gjerë brenda aq sa duket nga jashtë. Hapësira u ridizajnua në atë formë që tiparet historike të shekullit të 17-të tw ruhen sa më shumë që të jetë e mundur” është shprehur bashkëthemelues i DMVA, Tom Verschueren për Dezeen.
Shkallët e ndërtuara me strukturën e shekullit të 17 të, lidhin hapësirën me një sallon pritjeje, me dhomat e gjumit dhe tarracën në çati.
Ky mini hotel po konsiderohet tejet atraktiv për të gjithë vizitorët.
