Arkitekturë
Djali i Escobarit: Arkitektura ma ka shpëtuar jetën

Sebastian Marroquin, njësoi si babai, narkotrafikanti legjendar, njëherësh kreu i ish-kartelit të Medellinit, Pablo Escobar, u rritë në kryeqytetin e Kolumbisë, Medellin. Si fëmijë, Marroquin kaloi një pjesë të jetës në një fermë në Napolin, që përfshinte një hapësire prej 20 kilometrash katrorë, e pasuruar me pishina, kopsht zoologjik të mbushur me kafshë të shtrenjta ekzotike, gjë që dëshmon se ka gëzuar një jetë shumë luksoze.
Derisa e shoqëronte babain për vite me radhë në ikjet e tij prej policisë dhe bandave rivale, në rininë e tij Sebastini pati mundësinë që të shihte prej së afërmi rreziqet dhe grackat e jetës kriminale, e prej atëherë kishte vendosur të fillonte një jetë të suksesshme prej arkitekti, shkruan Archpaper, transmeton Ndërtimi.info.
Redaktori i njohur Matt Shaw, diskutoi me Maroqquinin, për rrugët e tij të arkitekturës, atë se çfarë kishë mësuar nga babai dhe atë që shpreson ta krijoje në të ardhmen në Kolumbi.
Nëpërmjet një interviste, Sebastian Marroquin rrëfen më shumë për jetën e tij prej arkitekti dhe ndikimin në profesion të të qenurit djali i Pablo Escobarit.
Çfarë mendoni për showt si Narcos?
Nuk më pëlqejnë. Ato tregojnë gënjeshtra për gjithë jetën time. Nuk dinë asgjë për ne dhe kjo gjë është e sigurte. Ata nuk e dinë as cili ishte ekipi i preferuar i futbollit i babait tim.
Le të përqendrohemi në arkitekturë.
Arkitektura është e bukur. Kjo është intervista e parë në jetën time në të cilën po flasim për arkitekturën dhe jo për babin tim.
Si e keni filluar arkitekturën?
Pas vdekjes së babait , nëna, motra dhe unë shkuam në Mozambik dhe fillimisht ideja ishte që të qëndronim atje, në Afrikë, por qëndruam vetëm për pesë ditë. Nuk mund të gjenim ndonjë vend për të qëndruar dhe studiuar kështu që vendosëm të shkonim në Argjentinë.
Morra vendimin për tu bërë arkitekt, kur isha jashtë burgut. Nëna ishte në burg dhe po mundohesha që ta liroja. Kam kaluar netë të tëra duke pritur një përgjigje nga Departamenti i Drejtësisë në Argjentinë. Ndërkohë që koha kalonte, nuk ndodhte asgjë… prandaj fillova të mendoj për atë që do të bëjë. Kjo ishte koha kur vendosa ta studiojë arkitekturën. Kam studiuar në Universitetin e Palermos në Buenos Aires të Argjentinës.
Arkitektura më shpëtoi sepse me dha mundësinë të besoj se edhe kur diçka shkatërrohet, gjëra tjera ndodhin. Ky drejtim më ka bërë të mendoj jo vetëm për arkitekturën por edhe për jetën.
Çfarë ju frymëzojë të zgjidhni arkitekturën?
Gjyshi nga mamaja ishte një zdrukthëtar. Ai bëri shumë orendi dhe projekte. Gjithashtu nga ana e babit kemi pasur shumë artistë, disa nga të afërmet e mija kanë qenë më të vërtetë të mira në pikturë dhe besoj se aty në njëfarë forme kam gjetur dashurinë për dizajnin dhe arkitekturën. Nëna ime ishte gjithashtu një disenjatore e interiorit. Në të kaluarën kishim shumë ndërtesa dhe projekte, në dizajnimin e të cilave ishte përfshirë nëna, unë gjithmonë kam qenë duke e vështruar me interes këtë pjesë. Më pëlqente ajo që shihja. Më pëlqente procesi i dizajnimit dhe projektet. E gjeta arkitekturën si një strehim në ditët kur nuk kisha shumëçka për të bërë apo për të menduar për shkak se po prisnim një letër të drejtësisë.
Kam gjetur miq shumë të mirë brenda jetës arkitekturore. Ndjehem shumë i pasionuar dhe i gëzuar që të jem pjesë e këtij komuniteti.
Çfarë projektesh arkitekturore bëni?
Kam dy pallate të mëdha të projektuara të ndërtuara, një në Kolumbi dhe një në Argjentinë.
Këto janë vendet në të cilat kam punuar. Shtëpitë janë të mëdha, njëra është rreth 3.000 metra katrorë dhe tjetra rreth 1100 metra katrorë. Në njërën prej tyre gjendet edhe një furrë brenda.
Për shtëpinë e parë që kam ndërtuar në Kolumbi, nuk e dija kush ishte klienti. Ishte një mister. Kisha një kërkesë dhe më dërguan fotografitë, planet, koordinatat e gjithçka që kisha nevojë për ta hartuar shtëpinë. Kurrë më nuk kam shkuar në vendin ku është ndërtuar shtëpia, nuk e di nëse ende ekziston. Kur u kompletua, ata më thirrën dhe e kuptova se pronari ishte njëri nga djemtë të cilët në vitin 1988, vendosën 700kg dinamit në shtëpinë time. Ishte një mrekulli që mbijetuam sepse nëna dhe motra ime e vogël ndodheshin atje, ishte makina e parë bombë në historinë e Kolumbisë. Kështu, unë ndërtova shtëpinë e djalit që vendosi eksploziv në shtëpinë time.
Kjo ishte një mënyrë që ata e kishin përdorur për të më kërkuar falje dhe për t’i kuptuar. Ata e dinin se kush isha unë që nga fillimi. Ishte një ndjesi shumë e çuditshme por ishte edhe një dëshmi që tregonte se sa kanë ndryshuar gjërat n Kolumbi. Është një shembull konkret që njerëzit duan të bëjnë paqe.
Më ka afektuar në mënyrë pozitive. Në këtë histori të veçanti përmes arkitekturës, gjeta një mënyrë për ta kompletuar të kaluarën time. Kam përfunduar ndërtimin e një shtëpie për ta. Ata më dhanë gjithashtu mundësinë për të qenë arkitekt sepse po të mos ishin ato fotografi për tu treguar, askush nuk do të më besonte mua si arkitekt.
Sot, unë jam duke e projektuar një qendër të lirë publike me terapi uji, për një qytet të vogël në Argjentinë. Punëtorët dhe familjet e qytetit ishin të gatshëm të ma besojnë mua këtë projekt… një kompleks me shumë pishina dhe ujë për fëmijët. Kjo nuk është një banjë për vetëm disa njerëz, është një hapësire e madhe publike. Gjithsesi unë bëra vetëm projektin sepse jam duke punuar në librin tim të dytë për fëmijërinë time dhe për babain tim, kështu që më duhet ta lë arkitekturën pak pas dore për disa mua, derisa ta bëjë përfundimin e librit, e që shpresoj ta bëjë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Si ndikoi trashëgimia e babait tuaj në karrierë?
Shtëpitë nuk janë ajo çfarë unë zgjedh të bëj, por nuk është shumë e zakonshme që unë të punojë si arkitektë, marrë parasysh gjërat që i ka pasur babai i im. Kjo gjë nuk më lejon të marrë pjesë na arkitekturë sa dua, Njerëzit e dinë që unë jam i talentuar si arkitekt, por ata preferojë të zgjedhin dikë tjetër për shkak të historisë së babit tim. Pra me të vërtetë është e vështire për mua të gjejë një punë.
Ne jemi duke punuar në një ndërtesë, që do të jetë ndërtesa ime e parë në Kolumbi, përkatësisht në Medellin. Kam një shtëpi këtu, por nuk kam një ndërtesë dhe pikërisht këtu është plani im që ta ndërtoj një.
Në të kaluarën kam punuar me arkitektë të njohur nga Argjentine. Njëri prej tyre është Roberto Busnelli dhe tjetri quhet Daniel Silberfaden. Roberto ka botuar një libër në të cilin paraqet projektet e tij përfshirë edhe atë që ia dërgova në zyrën e tij sepse ishte një projekt i madh dhe ai kishte mundësi që ta realizonte atë. Ne fituam konkursin dhe përfunduam projektin me ndihmën e një arkitekti evropian. Ata i dhanë kredi arkitektëve të tjetër evropian, por mua më harruan.
Kështu e kuptova se kjo gjë më ndjek kudo. Është një turp që njerëzit më gjykojnë për të kaluarën e babit tim dhe jo për atë që jam afte ta bëjë. Kjo është barriera kryesore me të cilën, si arkitekt ballafaqohem çdo ditë. Unë nuk dua të jem një tregtar i kokainës, di si të jem por nuk dua. Unë nuk dua të jem sërish milioner, nëse për atë duhet të paguaj borxhin e babit tim. Kam pasur një mundësi të kalojë nëpër një gjë të tille po nuk dua ta përsërisë atë histori. Kam mësuar shumë nga e kaluara dhe nga historia e babait tim.
A ishit aty kur po ndërtonin “La Catedral”, burgun që babi i juaj e kishte projektuar për vetën? Si fëmijë a keni parë ndonjë nga projektet e babit të cilat ju kanë pëlqyer?
Ndërtuesit i dërgoni babait punimet e “La Catedral” me poste dhe unë mbaj mend të shihja njerëz që sjellin fotografi, video ose udhëzime. Që nga fillimi një ndërtimi i atij burgu ishte një veprim shumë i çuditshëm nga njerëzit sepse ata frikësoheshin se mos një gjë e tillë do të bëhej në Kolumbi, por babai më tha: “Ky është vendi në të cilin dua të jem. Ky burgu në të cilin do të qëndroj. Do të paguaj dizajnimin e tij dhe do të ikë brenda burgut tim”, ishte shprehur Pablo Escobar atëkohë.
Besoj se në njëfarë mënyre edhe babai im ishte arkitekt, ishte shumë i zgjuar. Ishte arkitekt i konveniencës së tij. Një të diele babai im më mori në aeroplan dhe në mes të xhunglës, ne ishim duke qëndruar në aeroport dhe më pyeti, “ku është fusha e aviacionit?” Unë nuk mund ta shihja atë dhe ai tha: “Ti janë duke qëndruar në të. “Unë nuk mund ta shihja atë sepse ishte pare një shtëpi në mes të pistës dhe nuk kishte asnjë mënyrë që avioni të mos binte dhe ta rrëzonte shtëpinë. Ai mori një radio dore dhe i tha një shoku të tij për të lëvizur shtëpinë. Ajo kishte rrota. Kur avionët nga DEA (Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës) po kërkonin me satelitët strehimin , nuk mund të gjenin asgjë, sepse aty ishte një shtëpi lëvizëse, në mes të asaj që ishte një fushë e aviacionit. Avionët thjesht mund ta lëviznin shtëpinë.
Kjo është arsyeja pse ai ishte një arkitekt i madh sepse kur vizitoi shtëpinë, ajo funksionoi. Kishte banjo, dush, gjithçka. Nëse policia shkoi në shtëpi, do të funksiononte në mënyrë të përkryer. Unë besoj se shumë gjëra nga arkitektura kam mësuar nga babai im dhe sidomos vende për t’u fshehur. Ai përdorte arkitekturën për t’u fshehur.
A është kjo ajo që bëni sot?
Shumë njerëz më kërkojnë ta bëjë këtë gjë sepse Kolumbia nuk është një vend i sigurt dhe njerëzit nuk i besojnë bankave, kështu që çdo punë arkitekturore i ofron klientit mundësinë që të ikin por nuk e bëjë një gjë të tillë.
Babai im ishte munduar t’i ndihmonte njerëzit. Po, ai donte të bënte 5.000 njësi të strehimit pa pagesë për familjet që jetonin depon e mbeturinave t në Medellin. Në fillim të viteve 80, ai ndërtoi pothuajse 1,000 shtëpi dhe pastaj qeveria ishte xheloze dhe e rrethuan gjithë hapësirën duke e ndaluar edhe projektin. Kjo është një nga arsyet pse babai filloi të luftonte kundër qeverisë. Ata nuk donin që ai të ndihmonte të varfrit.
Kjo më nxiti të mendoj më shumë dhe të përpiqesha të ndihmoja njerëzit, veçanërisht të varfrit e Kolumbisë. Ka shumë familje që nuk kanë dritë ose ujë në shtëpitë e tyre. Nuk ka të bëjë me luksin, është dinjiteti.
Aktualisht jam duke e bërë një projekt për të strehuar të varfrit në Argjentinë, por do ta dëshiroja ta bëja këtë në Kolumbi.
Çfarë do të dëshironit të bënit në të ardhmen?
Do të doja të bëja diçka që lidhet me natyrën e Kolumbisë. Ne kemi një sasi të madhe gjelbërimi këtu në Kolumbi. Kemi shumë xhungla dhe shumë vende të bukura që shihet rrallë. Do të doja të bëja një hotel që me të vërtetë respekton mjedisin. Kemi shumë parajsë dhe shpresoj se mund të ndërtojmë disa gjëra që tregojnë se Kolumbia po e gëzon paqen.
