Arkitekturë
Dizajnet jo të zakonshme që e shndërrojnë shtëpinë tuaj në një vend përallor
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/4794710-jjlocations-Easy-Living-27Sept13-PR_bt-1534499230-728-b02c77dfb0-1535704900.jpg)
Steve Jobs ka thënë njëherë se “Shumica e njerëzve e bëjnë gabimin duke menduar se dizajni është ajo çfarë shihet. Dizajni nuk është ajo çfarë shihet dhe ndjehet. Dizajni është ajo se si funksionon dhe sa praktik është”.
Pothuajse të gjithë njerëzit duan që t’i bëjnë shtëpitë e tyre një vend të këndshëm, të ngrohtë dhe me dizajn unik që përpos që i bën të ndihen mirë është edhe shumë e këndshme për sy.
Më poshtë po ju sjellim disa dizajne të tilla – duken shumë bukur, por edhe janë shumë funksionale dhe shfrytëzojnë hapësirën e shtëpisë tuaj maksimalisht.
Këto dizajne nuk janë shumë të zakonshme, por jemi të sigurt se do ta shndërrojnë shtëpinë tuaj në një vend përallor.
Shihni fotografitë dhe inspirohuni për të bërë ndryshime në shtëpinë tuaj. Tek e fundit, ju e meritoni të jetoni në një ambient plot ngrohtësi dhe magji.
Surprizoni mysafirët me pllakat unike dhe të frikshme të pishinës tuaj
Gëzoni fëmijët tuaj me një rrëshqitëse në vend të shkallëve të mërzitshme
Një relaksim si ky, me shtrat si luhatëse të varur mbi shkallë
Shtoni ngjyra në korridorin tuaj me derën me një xham unik
Rrethojeni veten me libra duke i ruajtur poshtë shtratit
Bëjeni dhomën tuaj magjike me murale
Relaksohuni në një shtrat me topa
Sillini ‘yjet’ në dhomën tuaj
Kush nuk do ta donte në punë një tavolinë me karrige luhatëse?
Dekorojeni dhomën tuaj me llambadarë kreativë që mund t’i krijoni nga filxhanat dhe shishet e xhamit
Fshehni veturën tuaj me këtë ashensor që nuk shihet
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)