Aktuale
Diskutim me temën “E drejta për qytet” tek intervenimi më i ri urban “Pavilioni i Verdhë”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/59705990_667740203653278_5356374845804249088_o.jpg)
Një intervenim urban i realizuar mes shtëpisë filmike “MB Office” dhe studios arkitekturore “Architecture for Humans” në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, i cili është titulluar “Pavilioni i Verdhë”, do të bëhet nikoqir i një paneli diskutues me temën “E drejta për qytet”, transmeton Ndërtimi.info.
Këtij paneli, për të diskutuar për dimensionin e intervenimeve urbane, të komunikuarit përmes hapësirës publike dhe rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike nga qytetarët i janë bashkuar Arbër Sadiki, Eliza Hoxha, Ilir Gjinolli, Linda Gusia dhe Zana Sokoli.
Diskutimi do të mbahet nesër (7 maj) duke filluar nga ora 18:00.
Postimi i plotë:
“E drejta për qytet” | panel diskutimi tek Pavilioni i Verdhë | E martë, 7 maj 2019 @ Pavilioni i verdhë | ora 18:00
Të martën (7 maj, 2019) kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në panelin e diskutimit me temë “E drejta për qytet” i cili do të mbahet tek Pavilioni i Verdhë në rrugën “Rexhep Luci” (pranë kinemasë ABC) Prishtinë.
Për të diskutuar për dimensionin e intervenimeve urbane, të komunikuarit përmes hapësirës publike dhe rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike nga qytetarët, në panel do të na bashkohen:
Arbër Sadiki | Arkitekt, mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës, UBT.
Eliza Hoxha | Arkitekte, mësimdhënëse në Fakultetin e Arkitekturës, UP.
Ilir Gjinolli | Arkitekt, mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës, UP.
Linda Gusia | Sociologe, mësimdhënëse në Departamentin e Sociologjisë, UP.
Zana Sokoli | Planifikuese Urbane, UN Habitat.
Diskutimi do të moderohet nga:
Besa Luci | Kryeredaktore në Kosovo 2.0 dhe producente e dokumentarit “Çka e vrau arkitektin?”
“Pavilioni i Verdhë” është intervenim urban i realizuar në bashkëpunim mes shtëpisë filmike “MB Office” dhe studios së arkitekturës “Architecture for Humans”. Intervenimi i cili zë vend në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë ka për qëllim të inkurajojë shfrytëzimin e hapësirës publike nga qytetarët dhe rritjen e kualitetit të hapësirës publike në nivel njerëzor.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)