Aktuale
Disa lloje të tavolinave të ngrënies për shtëpinë tuaj
Për këdo që kërkon cilësi në dizajn dhe prodhm, cdo tavolinë ngrënie nuk duhet të ketë vetëm këtë funksion. Dhe është pikërisht këtu që fillon kërkimi për një tavolinë perfekte ngrënie. Informacioni është i domosdoshëm , në mënyrë që të merrni vendimin e duhur për tavolinën tuaj perfekte, kështu që duhet të dish cfarë kërkon përpara se të kërkosh të gjesh. Realisht ka shumë dizajne gjë që e bëjnë zgjedhjen akoma më të vëshirë, por më poshtë po ju tregojmë 5 modelet më të mira:
1- Tavolina e parë në listën tonë vjen e projektuar nga dizajneri gjerman Draenert. Ajo është një tavolinë multifunksionale ,mobilje në të cilën të tërheq më së shumti mesi i saj i cili krijon një hapësire metalike. Një gjë e tillë përdoret për të vënë ushqimin direkt nga kuzhina në të , për të ruajtur shampanjën apo për të vendosur servisin që do përdoret gjatë ngrënies. Kjo tavolinë mund të realizohet në gure natyral apo në MDF.
Ky model tryeze ngrënieje është perfekte për një sallon modern .
2-Kjo travoline vjen si dizajn dhe prodhim italian . Mund të luajmë me ngjyrat : te bardhën e të zezën por gjithmonë me siperfaqen prej xhami. Këtu shohim shumë qartë kombinimin e dizajnit modern dhe atij klasik, pasi tryeza ka nje srukturë prej druri të bardhë e të zezë, mbuluar me xham bashkekohor të bardhë ose të zi.
Pra nje miksim i klasikes së brendshmi me modernen në pjesën e jashtme.
3- Kjo tavolinë është për së gjati dhe ka në vetvete një kombimin të metalit, drurit dhe qelqit për një rezultat të mahnitshëm. Ajo ka dy variante për sipërfaqe : ose me dru arrë ose me xham kristali të llakuar, ndërkohë që baza mund të bëhet me një nga keto katër materiale : inoks të llakuar e rafinuar në ngjyrë të bardhë, gri të errët apo me dru arre.
4- Kjo tryezë e projektuar nga dizajneri Crate & Barrel në stil amerikan, duket sikur të sjellë një pjesë të vogël të natyrës dhe transmeton qetësi në sallën e ngrënies. Kombinimi bashkohor i drurit të thjeshtë natyral e të rënde, me sa duket është ajo cka disa dëshirojnë : një tryezë mbresëlënëse e të vecantë ngrënie në shtëpinë e tyre.
5- Dizajneri i njohur amerikan Thos Moser donte këtë tavolinë në menyrë që ky dizajn i mahnitshëm të krijonte eksperiencën e një darke perfekte e mbresëlënëse. Sipas tij dëshira dhe detyra e cdo dizajneri është të krijojë një produkt absolutisht të balancuar si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, në mënyrë që secili të shijojë jo vetem ushqimin po edhe rehatinë që ofron kjo tryezë.