Connect with us

Featured

Disa ide si të mobilojmë kuzhinën

Published

on

Kuzhina nuk është vetëm vendi ku mblidhet e gjithë familja në tavolinë por është edhe ambjenti ku kalohet pjesa me e madhe e kohës në shtëpi. Për këtë fakt është shumë e rëndësishme që kuzhina të jetë sa më komode, e bukur dhe e mirë arreduar.

 

Më poshtë po ju paraqesim disa ide se si të mobiloni kuzhinën në shtëpinë tuaj. Pavarësisht hapësirës, stilit dhe formës kjo dhomë është një vend ku mblidhet çdo ditë e gjithë familja dhe miqtë për vaktet e ditës por edhe për raste të veçanta. Do të shikoni kombinimet e ngjyrave, karrigeve, tavolinave si dhe materialet e përzgjedhura.

Llojet e kuzhinave. Pavarësisht numrit në rritje të kuzhinave të hapura me një bar, ka një larmi të madhe modelesh për arredimin e këtij ambjenti.  

Ja 4 prej këtyre tendencave:

Një kuzhinë minimaliste me një bar në mes. Kuzhina ka një bar në formë U-je që përfshin në të njëjtën kohë dy zona: atë të gatimit dhe të përgatitjes. Për sa i përket ngjyrave e preferueshme është ngjyra pana dhe por edhe e bardha, grija, etj.

Look i përgjithshëm. Kjo kuzhinë e projektuar me ngjyrë të kuqe të ndritshme ka një look elegant dhe joshës. Kjo ngjyrë plot me energji do t’i bëjë më të gëzuara mëngjeset dhe mbrëmjet tuaja teksa përgatisni ushqimin.

Avangarde.Veshja e kuzhinës me dru me ngjyra zebre të ndritshme. Kjo kuzhinë luan me guximin dhe elegancën. Ky model kuzhine kërkon dizajn modern dhe shpirtin inovativ.

Kuzhinë origjinale. E gjitha prej lisi, ky model tradicional është bërë nga një dizajn në SHBA, me barin që përbëhet nga elemente dekorative dhe ngjyra e purpurt e ngjashme me atë të drurit që është shumë në modë.

Këtu janë disa rregulla thelbësore për dekorimin e suksesshëm të kuzhinës tuaj dhe për t’i dhënë asaj atë atmosferë që ju dëshironi.

Rregulli 1: Të njihni mirë hapësirën që ju dispononi.  Hapësira në dispozicion është një kriter i rëndësishëm që do të përcaktojë formën e kuzhinës tuaj. Ju duhet të shihni së pari përmasat dhe vendndodhjen e dyerve dhe dritareve, më pas tubacionet e ujit, të energjisë elektrike dhe gazit.

Rregulli 2: Përcaktoni një buxhet. Mos harroni të përfshini në të edhe pajisjet elektro-shtëpiake.

Rregulli 3: Merrni kohën e duhur. Bëhet fjalë për një investim afatgjatë dhe çdo gjë që mund të harroni mund të shkaktojë probleme. Mos hezitoni të kërkoni online për të mësuar më shumë rreth produkteve.

Rregulli 4: Fokusohuni tek funksionaliteti. Duhet të respektohet trekëndëshi i ashtuquajtur i aktivitetit: lavamani, soba, frigoriferi duhet të jetë sa më afër të jetë e mundur për të reduktuar lëvizjen.

Rregulli 5: Një vendosje e mirë. Në mënyrë që të keni hapsirën e mjaftueshme që të kuzhinën tuaj të vendoset kabina, lavamani, elektroshtëpiaket, soba, tavolina e punës si dhe tavolina e ngrënie së bashku me karriket.

Rregulli 6: Përcaktoni stilin tuaj. Ka disa stile të kuzhinës: stil tradicional për të qënë më i ngrohtë, ose stili bashkëkohore me linja të pastra dhe stili klasik gjithë sharm.

Rregulli 7: Zgjedhja e pajisjeve. Zgjedhja e pajisjeve do të varet nga buxheti juaj dhe hapësirë që ju keni.

Rregulli 8: Respektoni rregullat e sigurisë. Qarku juaj elektrik dhe furnizimi me gaz duhet të jenë në përputhje me standardet.

Rregulli 9: Dekoroni kuzhinën tuaj. Vendosni ngjyra, por edhe sende dekorative dhe ndriçimi që do ta bëjnë kuzhinën tuaj si asnjë tjetër! Mbani atë çfarë ju duhet dhe vlerësoni atë që është e bukur. Mos lejoni të duket gjithçka në kuzhinë përveç atyre që ju përdorni shpesh. Dhe në qoftë se kuzhina juaj është e hapur, mësoni si të menaxhoni hapësirën, jo gjithçka duhet të jetë e dukshme në sallon.

Regulli 10: Mos harroni ndriçimin! Ndriçimi është shumë i rëndësishëm, dhe mund të ekzistojë 3 lloje: funksional, indirekt, nën mobilie por që ndriçon zonat e veçanta të punës; dekorativ, si platformë e pjerrët, për të vënë në dukje vlerat e mobilieve; ndriçimi për të krijuar atmosferë, shpesh në tavan, i jep ndriçim të përgjithshëm.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending