Connect with us

Aktuale

Dhënia me koncesion nuk e shpëton “Rrugën e Kombit” nga bllokimi

Published

on

Makinat e tonazhit të rëndë dhe mjete të tjera u bllokuan në rrugën Milot-Morinë si pasojë e dëborës edhe pse paguajnë rreth 22.5 euro për çdo kalim në të. Autostrada e cila është prej kohësh me pagesë u bllokua disa herë në pika të ndryshme të saj, pavarësisht pranisë së borëpastrueseve.

Agim Thaçi nga Prishtina mbeti i bllokuar për më shumë se katër orë në rrugën Milot-Morinë ndërsa kthehej nga porti i Durrësit. Thaçi i cili drejtonte një cisternë transportimi karburantesh i tha BIRN se ishte i revoltuar nga situata.

Paguajmë 45 euro e 20 cent vajtje-ardhje dhe sërish rruga nuk është e qarkullueshme,” tha për “BIRN” Agim Thaçi, drejtues i një autocisterne të kompanisë EX FIS nga Prishtina, ndërsa ka hapur krahun në një pjesë të rrugës.

“Kam katër orë që pres për të udhëtuar drejt Prishtinës, por e kam të pamundur pasi rruga është e bllokuar,” shtoi ai.

Bllokimin e rrugës – mirëmbajtja e së cilës u dha me koncesion një vit më parë nga qeveria shqiptare,  e konfirmuan dhe udhëtarë të tjerë. Autostrada u raportua fillimisht e bllokuar për disa orë mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa për mjetet e rënda kishte probleme në qarkullim gjatë gjithë ditës së enjte.

Zëvendësdrejtori i kompanisë koncesionare ‘Albanian Highëay Concession’, Spartak Tumani pranoi pjesërisht problemet për mjetet e tonazhit të rëndë, por nënvizoi se këto kishin ardhur për shkak të reshjeve të dendura dhe se bllokimet kishin qenë të përkohshme.

Ai i tha BIRN në një bisedë telefonike se rruga në pjesën më të madhe të saj ishte “e kalueshme në asfalt”, ndërsa pranoi se rreth orës 18.00 kishte sërish një bllokim para hyrjes në tunelin e Thirrës.

Dy trajlera janë bllokuar, por makinat e vogla lëvizin”, tha Tumani, i cili një orë më pas në një mesazh shkroi se i gjithë aksi ishte i kalueshëm.

 

Kompania pretendon po ashtu në faqen e saj në Facebook se rruga është e kalueshme dhe në asfalt pa dëborë, por një numër komentuesish postuan po aty video të bllokimeve dhe treguan një realitet ndryshe.

“Gënjeni ata që nuk kan kaluar sot”, shkroi një komentues poshtë postimit të kompanisë, ndërsa vendosi një foto të rrugës së mbuluar nga dëbora.

Autostrada e pagëzuar “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej një dekadë më parë dhe ka kushtuar mbi 1 miliardë euro, ndonëse ende nuk ka përfunduar në mjaft pjesë të saj. Ndërtimi i rrugës është shoqëruar me akuza për abuzime me fondet.

Ndërkohë, koncesioni për mirëmbajtjen e saj u dha po ashtu pas një sërë debatesh e akuzash në vitin 2016 konsorciumit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha.  Kompania e krijuar për këtë qëllim, Albanian Highëay Concession kontrollohet sot 50 për qind nga  “Kastrati Group” dhe 50 për qind nga kompania “Salillari”.

Koncesionari filloi në pranverë të këtij viti mbledhjen e tarifës 5 euro për kalim në rrugë me makina normale, ndërsa makinat e tonazhit të rëndë tarifoheshin deri në 22 euro, gjë që shkaktoi pakënaqësi kryesisht në qytetin e Kukësit dhe zonat përreth.

Një protestë e thirrur nga këshilltarët e Bashkisë Kukës, që kërkonte heqjen e tarifës duke e cilësuar atë abuzive u bë e dhunshme ndërsa protestuesit sulmuan me gurë dhe më pas i vunë zjarrin godinave të ngritura për mbledhjen e parave. 25 qytetarë u arrestuan dhe u dënuan pas protestës me akuza të shkatërrimit të pronës e kundërshtimit të policisë.

Por zemërimi i tyre e detyroi kryeministrin Edi Rama të organizonte disa fjalime publike për të sqaruar pse rruga po jepej me koncesion edhe pse ky ishte miratuar prej dy vjetësh. Pas kësaj qeveria uli në 100 lekë tarifën për banorët e qarkut të Kukësit dhe disa lëshime për ata që përdornin shpesh rrugën Kostoja prej rreth 50 milion euro e këtyre lëshimeve iu faturua buxhetit të shtetit.

Bllokimet e rrugës në vende të ndryshme dhe bllokimi i mjeteve të tonazhit të rëndë vijoi siç mësoi BIRN edhe gjatë ditës së enjte, pavarësisht se në rrugë kishte prani borëpastruesesh.

“Janë 19 borëpastruese në dispozicion të pastrimit të rrugës nga Repsi në Morinë”, tha Zeqir Lugja, i cili u prezantua si monitorues i kompanisë koncesionare.

Ndryshe nga Tumani që tha se rruga ishte bllokuar të mërkurën për shkak të rrëshkitjes së dy trajlerave, Lugja tha se bllokimi kishte ardhur për shkak të erërave të forta që e kishin “bërë të paefektshem pastrimin e rrugës”.

Ulja e tarifave të tollit ndaj banorëve të zonës së Kukësit i zbehu përkohësisht kritikat, por bllokimi i rrugës me dëborën e parë të viti i ka rikthyer ato, pasi një nga argumentet kryesore të qeverisë për koncesionin ishte ai i një mirëmbajtjeje më të mirë. Bllokimi i rrugës me dëborën e parë të viti, ka rikthyer kritikat ndërsa një nga argumentet kryesore të qeverisë për koncesionin ishte ai i një mirëmbajtjeje më të mirë

“Dje isha në Rinas për të pritur një person të afërm. tha Arkont Guska nga Kukësi. “Gjatë kthimit kemi mbetur të bllokuar për më shumë se një orë në Reps për shkak të bllokimit të rrugës nga dëbora”, shtoi ai.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending