Featured
Detajet për vdekjen e 22-vjeçarit, Krenar Jeminit në punë

22 vjeçari Krenar Jemini, që ndërroi jetë sot në vendin e punës dyshohet se ishte duke punuar në një kompani private e cila merret me prodhimin e vajrave. Kështu bënë të ditur Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.
Ibahimi për Ndërtimi.info ka thënë se rrethanat në të cilat ka vdekur Jemini akoma nuk janë të qarta dhe se Inspektorati është duke u marrë me çështjen.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se punëtori ndërroi jetë në vendin e punës.
“Rreth ores 11:00 në stacionin policor ne Graçanicë është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Sipas raporteve të para rasti ka ndodhë në një kompani private ku në rrethana akoma të pasqaruara një person mashkull, i lindur në vitin 1997, ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, është shprehur Ahmeti.
Viktima është nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës.
Kujtojmë që vitin e kaluar (2018) në vendin e punës, për shkak të pasigurisë në punë kanë mbur jetën 23 persona prej tyre 12 në sektorin e ndërtimit.
Në vitin 2017 në vendin e punës kishin vdekur 19 punëtorë dhe dhjetëra të tjerë ishin lënduar./Ndërtimi.info/

