Connect with us

Aktuale

Detajet e pathëna për arkitekturën e Bibliotekës Kombëtare, flet Teuta Jashari-Kajtazi

Published

on

Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, është njëra nga objektet me arkitekturën më të veçantë në vend. Ky objekt është edhe njëri në mesin e objekteve që janë shndërruar në simbole të vendit tonë.

Arkitektura e këtij objekti shumë herë ka qenë temë diskutimi, sa i përket atë se çka nënkupton kjo strukturë e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq, e në veçanti 99 kupolat e bardha të këtij objekti.

Profesoresha e arkitekturës, Teuta Jashari-Kajtazi, në një intervistë për Ndërtimi.info, ka folur rreth këtij objekti.

https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/289052884943385/

Duke përmendur se ky objekt ishte planifikuar të ndërtohet në një shtet tjetër, Jashari-Kajtazi ka treguar se çka përfaqëson ai.

Nuk mund të quhen shumë mite sepse ka të vërteta në to.  Kjo që si projekt është planifikuar të ndërtohet diku tjetër, nuk i konsideroj bash mite edhe pse nuk ka  të shkruara. Ka shumë elemente që argumentojnë që ky objekt  nuk është planifikua për këtu. Një rast është për në Libi, rasti tjetër është në Sarajevë. Mirëpo, me analizat e mia dhe me atë çka mendoj se përfaqëson struktura, ajo lidhet pak a shumë se është planifikuar për diku tjetër. Megjithatë, arkitekti ka menduar dhe propozimi i tij në fillim ka qenë me i respektua karakteristikat e regjionit, kur thuhet kështu nënkupton prezencën e dy religjioneve të ndryshme, karakteristikat e arkitekturës së biznatit dhe karakteristikat e arkitekturës islame. Elementi kryesor që i lidh këto dyja është kupola, vendosja e kupolës përmbi bazën katërkëndëshe”, ka thënë ajo.

Profesoresha ka thënë se ky objekt i ka 99 kupola, të cilat ajo i ka numëruara dhe të cilat e kanë shtyrë të merret më shumë me atë se çka në realitet do kishte mundur kjo strukturë të përfaqësojë dhe cilin religjion

Ajo prej nga kam filluar, përveç kupolave, vëllimit të kubit, është rrjeta jashtë. Nëse mundohesh me bë një shpjegim më të thukët të saj thua që vendoset biblioteka, është ndërtuar në kohën kur është hapë UP, flasim për fillimin e viteve 70-ta edhe pse ai është përfunduar në fillim të viteve 80-ta, por për arsye të caktuara, dhe  që ka qëllimin, është një rrjetë mbrojtëse që ka qëllimin  e ruajtjes shumë të fortë të arsimit në gjuhën shqipe. Mirëpo, kur e shikon tash atë, si element është brisoletë, që nënkupton mbrojtëse prej diellit. Mirëpo, në arkitekturën islame ekziston një element që vendoset në pjesën e jashtme dhe quhet mashrabia. Ajo ka qëllimin e mbrojtjes prej diellit dhe krijimit të intimitetit brenda dhe ajo më së shumti është e pranishme në arkitekturën islame të Afrikës së Veriut”, ka thënë ajo.

Duke qenë se ky objekt është njëri nga më të diskutuarit për gjithë arkitekturën e tij edhe enterierin e ka të veçantë.

Profesoresha, Jashari – Kajtazi ka shpjeguar edhe pjesën e brendshme të këtij objekti, duke treguar për elementet e këtij ambienti.

Është elementi tjetër brenda, në kuadër të enterierit. E ke atë harkun në hollin qendror, që ka pikën, qendrën. Nëse vendosesh në atë qendër dhe lëshon zë, si aty që dëgjohet nuk dëgjohet askund tjetër. Pastaj janë disa interpretime në gjuhën angleze ai që di, njohuritë dhe ajo që dihet. Krejt këto fillojnë prej atij rrethi dhe pastaj me simetrale shkon në të gjitha këto pikat që janë në perimetrin e rrethit dhe në atë mënyrë dekorimi është i shpërndarë“, ka thënë ajo.

Shpjegimi i saj shkon më tutje, duke treguar se në këtë objekt janë disa elemente të cilat nuk kanë të bëjnë fare me bizantin.

Janë disa elemente, të cilat shkojnë në drejtim të interpretimit modern të arkitekturës islame, e që nuk ka të bëjë fare me bizantin, për faktin që i është dhënë e drejta ta bëjë objektin këtu, ai është dashtë me gjet një kompromis që ta arsyetojë dhe të thotë se nuk është ky objekt që përfaqëson vetëm arkitekturën islame, por edhe karakteristikën tjetër  bizantin, sepse edhe ne mund të thirremi në bizantin se ndikimet e Perandorisë Osmane kanë ardh më vonë, bizantin e kemi pas më herët. Janë edhe disa interpretime, d.m.th thjeshtë një interpretim modern i arkitekturës islame”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se interpretimin e jep arkitekti, kritiku si dhe  njeriu i zakonshëm, i cili ia ka dhënë epitetin kupolave si qeleshe apo kapuç i bardhë. Kjo sipas saj sepse ka dashtë ta gjejë vetën në atë objekt, nuk ka dashtë me diskualifikua objektin, por ta gjejë një element, cili e përfaqëson popullin shqiptar këtu, element që në atë kohë më së miri e ka përfaqësua ka qenë faktikisht qeleshja apo plisi.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending