Featured
Dështon sërish prokurimi për rrugën Mushtisht-Shtërpcë

Qysh në muajin qershor të këtij viti ishte zgjedhur kompania fituese e cila do të merrej me ndërtimin e rrugësh Mushtisht-Verbeshticë-Shtërpcë. Por që nga kjo kohë nuk po mund t’i bëhet qare këtij tenderi i cili edhe pse ishte kthyer në rivlerësim, sërish nuk po mund të dal nga kthetrat e keqpërdorimeve tenderoze.
Sërish eksperti i Gjykatës së Tenderëve po rekomandon që të anulohet dhënia e kontratës me vlerë prej 661.222,11 euro, dhe se lënda të kthehet në rivlerësim.
“Duke u bazuar në sqarimet e cekura në ekspertizë, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënien e kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në mendimin e ekspertit të Gjykatës së Tenderëve, përcjellë Ndërtimi.info
Ankesat për keqpërdorimet në përzgjedhjen e kompanisë fituese i kishte paraqitur kompania ankuese “NBT ING” dhe “Çlirimi”.
Ankuesit po e kundërshtojnë dhënien e tenderit për kompaninë “Famis” pasi që siç po pretendojnë Komuna e Suharekës ka bërë favorizimin e këtij operatori si dhe kanë bërë shkelje të nenit 1 dhe nenit 6 që ka të bëjë me parimin e ekonomiciteti. Nen ky i cili i obligon fondet publike të shfrytëzohen në mënyrën sa më ekonomike të cilën e ka dhënë edhe paneli shqyrtues në vendin e fundit.
Tutje në ankesën thuhet se Komuna e Suharekës ka shkelur edhe vendimin e panelit shqyrtues i cili ju ka obliguar që verifikon dokumentet e kësaj kompanie.
Ndryshe, tenderi ka të bëjë vetëm me rregullimin përfundimtar të trasesë pa asfalt, ku përfshihet: Gërmimi për hapje të trasesë, punimet e nënbazës, mbushjet, të gjitha objektet dhe strukturat e nevojshme të rrugës dhe shtresa e zhavorrit.
Rikujtojmë, që kjo pjesë e rrugës ishte parashikuar që do kushtonte 1 milion euro, por në zgjedhjen e operatorit ekonomikë del se do të kushtojë shumë më lirë, raporton Ndertimi.info.
Vlera e përgjithshme e kontratës që pritet të përfundojë për dy vjet.
Për këtë tender kishin konkurruar 7 operatorë ekonomikë.
