Aktuale
Dështon mbledhja për “Boro-Ramizin”, deputetët s’shkojnë në mbledhje

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për Pallatin e Rinisë nuk ka arritur që të votohet në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, pasi kryetarja e këtij komisioni e mbylli mbledhjen në mungesë të kuorumit.
Mbledhja e paralajmëruar në ora 9:45 u mbyll pas 15 minutash, edhe pse deri në atë kohë në komision ishin të pranishëm 5 deputetë, por arsyeja e kryetares ishte se ka kaluar koha akademike shtesë dhe duhet të mbahet një takim me një delegacion amerikan.
Ky vendim u kundërshtua nga të gjithë deputetët, duke kërkuar që vendimi për Pallatin e Rinisë duhet të votohet sot. Madje, ata ishin të gatshëm që të presin tërë ditën qe kjo çështje të mbyllet sot.
“Do ta rri tërë ditën dhe ta kryejnë. Kjo çështje duhet të kryhet sot. Ideja se kemi takim e shtyjmë për një mbledhje tjetër është e paarsyeshme”, u shpreh deputeti i NISMA-s Bilall Sherifi.
Duke përkrahur kërkesën që mbledhja të vazhdojë sot, Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dradan Sejdiu deklaroi se duhet të bëhet zgjidhja për pallatin, pasi tash është vullneti i Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës.
“Kam kërkuar qe atë ditë të votohet duke pasur të qartë që mund të zvarritet. Pallati I Rinisë është aset i cili që 18 vjet kërkon zgjidhje dhe tani e kemi vullnetin e Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës që të zgjidhjet statusi. Sugjeroje qe të angazhohemi që sot ta votojmë këtë çështje”, u shpreh ai.
Pavarësisht kësaj kërkese, kryetarja e komisionit, Sala Berisha – Shala tha se nuk ekziston mundësia qe mbledhja të mbahet sot, pasi takimi me delegacionin amerikan zgjatë shumë.
Në mbledhje të pranishëm ishin deputeti nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, deputeti nga VV, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, si dhe deputetja nga Grupi Paralmentar i LDK-së, Mimoza Kusari-Lila, si dhe deputetja Hykmete Bajrami.
i pranishëm në kë mbledhje nuk ishte deputeti nga PDK, Memli Krasniqi, Gani Dreshaj nga AAK, Duda Balje nga 6+ dhe Adem Hoxha nga Lista Serbe
